Damasku u ofron tërheqje të sigurt kryengritësve nga Alepo

Qeveria sirane kumtoi se do t’u garantojë tërheqje të sigurtë të gjithë kryengritësve të pjesëve lindore të Alepos, njofton TASS.

Ministria e Punëve të Jashtme e Sirisë informoi se autoritetet janë të gatshme t’u lejojnë të gjithë perosnave të armatosur bashkë me armatimin e tyre personal t’i braktisin pjesët e Alepos nën kontrollin e kryengritësve, të cilët janë të rrethuar nga forcat siriane qeveritare.

Në kumtesë theksohet edhe se autoritetet janë të gatshëm t’u ofrojnë ndihmë mjekësore të gjithë personave të plagosur, të cilët do ta braktisin këtë qytet në Sirinë e Veriut.

“Qeveria e dërgon këtë thirrje me qëllim që të sigurohet normalizimi i jetës në pjesët lindore të Alepos dhe të ripërtërihet aktiviteti në strukturat shtetërore në sigurimin e ndihmës së domosdoshme për të gjithë banorët në qytet”, theksohet në kumtesë.

Në dokument theksohet se që t’u mundësohet tërheqje kryengritësve nga Alepo, autoritetet do të vendosin disa korridore të sigurisë, përmes së cilave ata do të mund të evakuohen nga qyteti.

“Qeveria siriane shpreh gatishmëri që t’i shqyrtojë të gjitha nismat për zbatimin e këtij plani”, potencohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button