Keri: Rusia dhe Siria do të përballen me hetim për krimet e luftës

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri sot deklaroi se Rusia dhe Siria do të përballen me hetimin për krimet e luftës për shkak të sulmeve ndaj civilëve sirianë.

Keri shtoi se forcat siriane gjatë natës kanë goditur një spital me ç’rast e kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa janë plagosur 100.

“Rusia dhe regjimi sirian i kanë borxh botës më shumë se sqarim për atë pse edhe më tej sulmojnë spitale dhe institucione mjekësore, gra dhe fëmijë”, theksoi Keri në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin francez të Punëve të Jashtme Zhan-Mark Ero, i cili në Uashington arrin nga Moska.

Keri theksoi se veprat e tilla “kërkojnë hetim adekuat për krimet e luftës” dhe vlerësoi se sulmet e tilla “janë larg rastësisë” duke e akuzuar Rusinë dhe Sirinë se kanë strategji për “terrorizim të civilëve”.

Ero foli për përpjekjet e reja franceze për arritjen e armëpushimit në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button