BMW rikthen serinë 8 të veturave

Lajmi i ri është se BMW definitivisht do ta rikthejë serinë 8 të veturave, por që do të fitojë një dizajn të ngjashëm me versionin M.

Autocar citon burime të afërta me BMW që thonë se seria e 8-të do të udhëhiqet nga një version M8, që do të ofrojë më shumë se 600 kuaj-fuqi në mënyrë që të rivalizojë modele si Bentley Continental GT Speed dhe natyrisht Mercedes-AMG S63 dhe S65.

Një motor i ri turbo-binjak 4.0L do të ofrojë fuqi në të katër rrotat, ku vetura do të jetë në gjendje që të kapë 100kmh në vetëm 4 sekonda, transmeton Gazeta Express.

Modeli i ri me dy dyer do të jetë i bazuar në arkitekturën CLAR, platformë kjo e përdorur në seritë 7.

bmw-pininfarina-gran-lusso-coupe-5_1475781319-4268151 bmw-pininfarina-gran-lusso-coupe-3_1475781307-6976660

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button