Rasti “Kumanova”, keqtrajtimet: Ja çfarë thotë avokati mbrojtës

15 nga gjithsej 37, sa janë të akuzuar për rastin “Kumanova” janë ankuar sot në gjykatë për lëndime trupore dhe dhunë psikike, raporton Portalb.

Për gjendjen e te akuzuarve ka folur edhe avokati mbrojtës Asmir Alispahiç.

“Në seancën e sotme u ankuan 15 të akuzuar. Në gjendje më të vështirë janë Enver Hoxha Klein dhe Mirsad Kerimi. Ky i fundit ka sëmundje serioze, e njëjta me kohë është rritur. Të akuzuarit kanë insistuar që të kontrollohen edhe nga psikolog, vec specialistit. Raste të ngjashme kishim edhe në seancat e para. Kundër disa personave të panjohur janë ngre padi penale në Prokurori, për të cilat janë hapë procedura edhe nga ana e palës mbrojtëse edhe nga Avokati i Popullit. Megjithatë, ja tani pas pushimeve të akuzuarit po ankohen prapë. Deri më tash nuk kemi informacione deri ku është procedura në Prokurori dhe në MPB”, tha avokati Alispahiç.

Avokati njofton se të njejtit ankohen për provokime në baza nacionale.

“Kjo gjë i është përcjellë edhe gjykatës. Gjykata po tenton për këtë ta paralajmëroj MPB, por e njëjta po përsëritet. Sipas meje, si avokatë mbrojtës, kjo duhet të ndërpritet, me qëllim që procesi të rrjedhë pa probleme”, deklaroi Alispahiç, raporton Portalb.

Alispahiç kujtoi se transporti i të akuzuarve është nën kompetencat e MPB-së dhe njësiteve të saj.

“Në këtë situatë, MPB duhet t’i ndërmarrë të gjitha masat për t’i identifikuar ata që ushtrojnë dhunë”, porositi Alispahiç.

Ndryshe nga radhët tjera, këtë herë të akuzuarit janë ankuar për torturë mentale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button