Ironia dhe shpotitjet nuk prodhojnë lajm

[Recension: Komandant Sokoli e dridh Shkupin, Komandant Hoxha Facebookun?!]

Lajmi bëhet për të informuar, e jo për të thumbuar dikë! Gazetari nuk duhet të bëhet ura lidhëse për  “qërim të hesapeve” të palëve tjera. Roli i tij është thjeshtë informimi – në interes të publikut.

Teksti që po recensojmë përmban ironi të fshehur mes rreshtave. Fillon me lajm dite, ndërsa përfundon në mënyrë jo logjike dhe jo profesionale.

Seanca për lëndën “Lagja e trimave” i ktheu njësitë speciale të policisë në rrugët e Shkupit. Ndërtesa e Gjykatës së Lartë ku sot duhet mbajtur seanca e parë e hapur për opinionin në tërësi është e rrethuar nga specialistët e policisë, transmeton TetovaSot. Policët të armatosur deri në dhëmbë mund që të vërehen nga burgu i hetimit e deri te gjykata. Gjykimi do të vazhdoje në sallën e madhe në Gjykatën e Lartë me procedurë dëshmuese.

komandant-sokoli-e-dridh-shkupin-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Komandant Sokoli e dridh Shkupin, Komandant Hoxha Facebookun?!
Data dhe koha e publikimit: 30.09.2016
Data e recensionit: 03.10.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Në tekst nuk ka burime të evidentuara, e as citate. Autori thirret në burime të portalit, megjithatë, çështja e mbajtjes së seancës gjyqësore është informacion i cili buron nga pala e mbrojtjes dhe kjo gjë duhet cekur në tekst.

Në përmbajtje nuk është dhënë as kronologji e zhvillimeve, çfarë dhe si ka ndodhur, sa ka zgjatur procesi, pse po vazhdon të zgjasë akoma dhe si po zhvillohet. Mungojnë edhe emrat e protagonistëve kryesorë të kësaj ngjarje, ndërsa askund në tekst nuk thuhet se kur ka ndodhur ngjarja. Si i tillë, teksti nuk ka kronologji, strukturë dhe stil gazetaresk.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Sami Ukshini, Komandant Sokoli i cili sot edhe ditëve të kaluara e dridhi Shkupin. Në krahasim me të, Xhezair Shaqiri, ose i njohur ndryshe si Komandant Hoxha gjatë këtyre ditëve është duke e dridhur Facebookun me komentet e tij./TetovaSot/

Sfondi është përkryerja e lajmit. Mirëpo, në vend se të sjell një sfond informues, në përmbajtje është shtuar një paragraf me koment, i cili nuk ndërlidhet aspak me ngjarjen dhe informacionin. I njëjti është shkruar për të bërë thumbime ndaj një figure dhe, mbi të gjitha, shpalos qëllimin e tekstit – të mbledhë sa më shumë klikime. Këtu qëndron edhe mangësia kryesore e kësaj përmbajtjeje, sepse gazetari duhet të ketë të qartë që interesi parësor është të prodhojë përmbajtje në interes të publikut, e jo për përfitim komercial.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button