Lavrov: Punojmë në zgjidhjen e krizës në Siri edhe krahas qëndrimit të SHBA-së

Rusia edhe më tej do të investojë përpjekje në zgjidhjen e krizës siriane edhe krahas asaj që SHBA-ja e ka suspenduar bashkëpunimin me Moskën rreth kësaj çështje, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.

Shefi i diplomacisë ruse theksoi se marrëveshjen ruso-amerikane e kanë shkatërruar ata, të cilët janë angazhuar për “skenarin e fuqisë”, duke shtuar se se këtu bëjnë pjesë edhe disa nga administrata amerikane, transmeton TASS.

SHBA-ja dje kumtoi se i suspendojnë bisedimet bilaterale me Rusinë për Sirinë, të cilat kanë për qëllim ringjalljen e armëpushimit në këtë vend dhe vendosjen e grupacionit të përbashkët ushtarak për llogari të xhihadistëve.

Moska ka shprehur keardhje për vendimin e këtillë të Uashingtonit, duke vlerësuar se SHBA-ja përpiqet që përgjegjësinë për mossuksesin dhe mosrespektimin e marrëveshjes për Sirinë t’ia hedhin Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button