Bashkohet me të atin foshnja që u shpëtua nga rrënojat

Babai i vajzës së vogël, që u nxor e gjallë nga rrënojat në Siri, rrëfeu si vajza e tij më e madhe u vra nga bombardimet ajrore, transmeton tvklan.al.

Në videon që theu mijëra zemra në botë, vullnetari i shpëtimit shpërtheu në lot kur pa se Wahida 4-muajshe, ishte gjallë.

“Isha në dyqan kur avioni filloi të bombardonte nga ajri. Pas bombardimeve vrapova për në shtëpi dhe e gjeta të gjithë vendin të shkatërruar . Shkova në shtëpi dhe nuk gjeta asnjë aty”, tha babai i saj Yehya Maatouq, 32 vjeç.

Papritmas, Maatouq kishte dëgjuar zërin e gruas së tij nën rrënojat e shtëpisë së tyre.

“Kërkova kudo derisa ngrita një gur dhe pashë që ishte e groposur aty. Fillova të gërmoja rreth saj dhe falë Zotit ajo ishte gjallë dhe filloi të më fliste”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button