Gruevski paralajmëroi autobus elektrik në rolin e tramvajit

Kreu i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevksi sot paralajmëroi se Qyteti i Shkupit do të fillojë me furnizimin e autobusëve elektrik, që do të kenë efekt të ngjashëm me tramvajin, transmeton Portalb.

Gruevski, në fjalimin e tij në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, njoftoi masa të reja nga fusha e automobilizmit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Ai tha se do të merren 30 minibusë dhe 20 autobusë të mëdhenj, që do të kenë relacionin e njëjtë si të tramvajit.

“Furnizimi me 20 autobusë me dy pjesë me dizajn të tramvajit, jo vetëm qo do të arrijë efektin e njëjtë ekologjik, numrin e njëjtë të kabinave me numrin e njëjtë të udhëtarëve, shpejtësia e njëjtë e mundësuar me shirit rezervë, njëjtë si tramvaji, komoditet e kështu me radhë, por ajo që është dallimi kyç, do të evitojë gërmim në qytet në periudhë prej disa viteve dhe realizim më të shpejtë të çmimi, do të thotë vetëm rreth 12 milionë euro, që do të paguhen në disa këste vjetore” tha Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button