Rasti i Kumanovës: Seanca e radhës e hapur për opinionin

(E plotësuar) Pas mbarimit të seancës së sotme, avokati mbrojtës Mefail Arsllani, kumtoi se ka mbaruar dëgjimi i dëshmitarëve. Ai njoftoi seanca tjetër do të jetë e hapur, për faktin se do të dëshmojnë 3 persona tjerë, që nuk janë dëshmitarë të mbrojtur.

“Dëshmuan dëshmitarë të mbrojtur apo koduar dhe shpresojmë se seancat tjera të jenë të hapura për opinion. Nuk ka ankesa për dhunë siç ka pas dhunë fizike”, tha avokat Arsllani

…………………………………………………………………………………………………………..

Ka nisur seanca e radhës për rastin e Kumanovës, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjykatën themelore Shkupi 1, raporton Portalb.

Avokatët kanë njoftuar se kanë mbetur edhe 4 dëshmitarë të mbrojtur- pjesëtar të Njësitit special për të dëshmuar, nga gjithsej 42 sa ishin.

Vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button