Billbordi anti-musliman në një restorant në SHBA shkakton reagime

Shprehja anti-muslimane në billbordin e një restoranti në Minnesota të SHBA-ve, nuk u ndryshuan pavarësisht reagimeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të mediave lokale, në billbordin e restorantit Treats në qytetin Lonsdale të Minnesotës, shprehja “Ushqim, Akullore… Muslimanët jashtë, të hënën- të shtunën gjithë vitin jemi të hapur”, shkaktoi reagime nga shumë persona.

Kryetari i Komunës Lonsdale, Tim Rud, pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale, në deklaratën e tij për gazetarët tha se “Qyteti ynë në asnjë mënyrë nuk aprovon diskriminimin.”

Ndërsa qytetari Payten Estepp në deklaratën e tij për një kanal televiziv, tha se “Mund ta kuptoj dëshirën e pronarit të restorantit për të shprehur mendimin e tij, por gjithkush që do të kalojë nga Lonsdale këto shkrime në billbord do ti ja kushtoj qytetit tonë, dhe kjo do të dëmtojë reputacionin e qytetit.”

Zyrtarët e policisë lokale, theksuan se persona të panjohura në restorant kanë gjuajtur me shishe në të cilat gjenden shënime.

Ndërkohë pronari i restorantit, Dan Ruedinger, në deklaratën e tij duke pohuar se kjo është “liria e shprehjes”, tha se nuk do ta ndryshojë billbordin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button