Disa të vdekur nga sulmet e forcave të regjimit në Halep

Në sulmet e ndërmarra nga forcat e regjimit me “bomba vakum dhe fuçi” në lagjet nën kontrollin e opozitarëve në Halep të Sirisë kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur 11 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e spitalit të improvizuar me çadra mësohet se një helikopter i ushtrisë së Sirisë ka vënë në objektiv vendbanimet në afërsi të urës Xhesr el-Haxh në lagjen Sukkeri të Halepit, zona të cilat këto ndodhen nën kontrollin e e opozitarëve.

Si pasojë e sulmit me bomba fuçi humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 11 të tjerë të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e improvizuar.

İbrahim Ebu Lejs, një prej zyrtarëve të mbrojtjes civile në Halep në lidhje me sulmin me bombë fuçi në Sukkeri tha se si pasojë e sulmit u shemb plotësisht një ndërtesë 6 katëshe. Mësohet se ekipet e mbrojtjes civile kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat trupat dhe të plagosurit me ndihmën e makinerive të rënda të punës.

Gjithashtu duke theksuar se avionët luftarakë të ushtrisë së Sirisë kanë sulmuar bomba vakum në lagjet Meshhed, Rashiddin, Maadi, rajonin e vendbanimeve 1070 dhe tregun, İbrahim Ebu Lejs ka shtuar se forcat e regjimit në Halep godasin vetën zonat e vendbanimeve civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button