Thirrje OKB-së për hapjen e korridorit për ndihmat humanitare

Kryetari i Platformës për Ndihmat Humanitare që ka ndihmuar më shumë Sirinë deri më tani që nga fillimi i konfliktit, Osman Gerem, tha se ndalimi i operacioneve të ndihmave humanitare nga OKB-ja në Siri do të thotë lënia e civilëve në mëshirë të vdekjes atje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarin e AA Gerem tha se në 6 vite platforma e tij ka dërguar 267 kamionë me ndihma humanitare në Siri.

Duke theksuar se me ndihmën e popullit turk i cili është shumë humanist, kanë dërguar një sasi të konsiderueshme ndihmash në Siri, por se në dy vitet e fundit kanë hasur pengesa dhe mungesa e një korridori ndihmash ka bërë që ato të mos dërgohen në rajonet problematike.

-“Ndihmat e fundit që shkuan u bombarduan nga disa fuqi”

OKB duhet të hapë sa më parë një korridor për ndihmat humanitare tha Gerem dhe më pas ai thekson: “Veçanërisht ndihmat e fundit që shkuan u sulmuan nga disa fuqi ushtarake. Humbja e 12 jetëve në sulmin ndaj 20 kamionëve na ka pikëlluar shumë. Ajo që OKB duhet të bëjë është të mundësojë një korridor të sigurtë për ndihmat humanitare. Të ndalosh operacionet e dërgimit të ndihmave humanitare, do të thotë të lënia e civilëve në mëshirë të vdekjes. OKB nuk duhet të ndalojë ndihmat se u bombarduan 20 kamionë. Fëmijët, të rinj, gra dhe pleq janë në një gjendje të mjerueshme atje që presin ndihmat humanitare. Synimi i të gjitha fuqive ndërkombëtare, OKB-së dhe forcave të koalicionit, duhet të jetë padyshim dërgimi në mënyrë të sigurtë i ndihmave në vendet problematike.”

Duke theksuar se shpreson që “Mburoja e Eufratit” të hapë një korridor të sigurtë për dërgimin e ndihmave humanitare, Gerem në vijim të fjalës së tij tha: “Shpresojmë që OKB të punojë për të ngritur një zonë të sigurtë në Siri. Kjo gjë ka shumë rëndësi për ndihmat humanitare. Ndalimi i ndihmave nga ana e OKB-s është një gjë e papranueshme për ne.”

-“Puna jonë sa vjen dhe vështirësohet”
Ndërsa zëdhënësi i Platformës për Ndihmat Humanitare, Yusuf Mert, thotë se kanë mësuar me shqetësim të madh ndalimin e dërgimit të ndihmave nga ana e OKB-së.

“Nëse nuk hapet një korridor puna jonë sa vjen dhe vështirësohet. Kemi furra buke në kampet e çadrave në disa rajone të Sirisë. Familjet atje janë në gjendje shumë të vështirë. Nuk është problem nga ana jonë, pasi kemi materiale të mjaftueshme, por ajo që është problem është siguria e dërgimit të tyre. Shpresoj që ky problem të zgjidhet. Ne kërkojmë nga OKB që të hapë një korridor të sigurtë. Nëse një korridor i tillë hapet atëherë nga Turqia dërgohet ndihma në masë shumë të madhe”, tha Mert.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button