Kryqi i Kuq u lëshoi mjetet financiare 3.515 familjeve të goditura nga përmbytjet

Sot janë transferuar mjete financiare nga Kryqi i Kuq për 3.515 familje të goditura nga përmbytjet, në pajtueshmëri me listat finale të siguruara nga institucionet kompetente me të dhënat e personave të goditur nga katastrofa.

“Ka mbetur edhe transferi për 194 familje të dhënat e të cilëve kanë mangësi të caktuara dhe pas marrjes së të dhënave të korrigjuara menjëherë do të transferohen edhe këto mjete tek përdoruesit.” lajmërojnë nga Kryqi i Kuq.

Përskaj shpërndarjes së ndihmave materiale, Kryqi i kuq i RM-së gjithashtu ishte përgjegjës për grumbullimin e mjeteve financiare nëpërmjet llogarisë së Fondit për solidaritet dedikuar për popullatën e goditur nga katastrofa.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button