Irani dënon shtetasin amerikan me 10 vite burg për spiunazh

Libanezi me qëndrim të përhershëm në SHBA, Nizar Zakka, i cili tashmë një vit ndodhet në burgjet e Iranit nën akuzat për spiunazh, u dënua me 10 vite burg dhe një gjobe prej 4.2 milion dollarë, njoftuan të martën mbështetësit e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky gjykim është i fundit në një seri veprimesh në Iran kundër atyre që kanë lidhje me vendet e huaja pas arritjes së marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore.

Dënimi i amerikano-libanezit, i cili ishte angazhuar për lirinë e internetit, organizata jo-fitimprurëse e të cilit punonte për qeverinë amerikane, është shqiptuar në prag të sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, në të cilën marrin pjesë edhe zyrtarët iranianë.

“Këtu nuk ka asnjë konsideratë ndaj asnjë rendi ndërkombëtar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare apo ndonjë kushti të marrëdhënieve ndërkombëtare për të cilën brengosen”, tha David Ramadan, ish-delegat i shtetit të Virxhinias dhe bashkë-themelues i grupit të quajtur “Miqtë e Nizar Zakka”.

Jason Poblete, avokati amerikan që përfaqëson Zakk-un, tha se Gjykata Revolucionare në Teheran ka shqiptuar dënimin të shkruar në 60 faqe, të cilën mbështetësit e Zakkut ende nuk e kanë parë.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ‘Amnesty International’ ka thënë se Zakk kishte vetëm dy seanca gjyqësore para se të merrej vendimi i gjykimit dhe se ka pasur mbështetje të kufizuar ligjore në gjykatë, e cila pas dyerve të mbyllura përfshijnë pretendimet per përpjekjet e dyshuara për të përmbysur qeverinë.

Mbështetësit e Zakk-ut i kanë shkruar Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry duke i thënë se libanezi në Iran ka udhëtuar “me dijeninë dhe pëlqimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se udhëtimi i tij është financuar nga donacionet”.

Këto deklarata nuk janë vërtetuar, ndërsa miqtë e Zakk-ut thonë se nuk mund të marrin një kopje të kontratës nga Departamenti i Shtetit për shkak të rregulloreve federale.

Megjithatë, as zyrtarët libanezë dhe as ata amerikan nuk kanë pranuar publikisht se Zakk punon për qeverinë amerikane. Departamenti i Shtetit, të cilët e konsiderojnë David Ramadan-in si përgjegjës për sigurinë e libanezëve, ende nuk kanë komentuar rreth gjykimit.

“Departamenti Amerikan i Shtetit refuzon të bëjë ndonjë gjë për të”, përfundoi Ramadan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button