Ipeshkvia e Prizrenit ishte nën jurisdiksionin e Arqipeshkvisë së Ohrit

Shkenca e historiografisë shqiptare, veçmas ajo mbi zhvillimin historik të lindjes së krishterimit, që mbështetet në dogmën e krishterizmit dhe të historisë të kishës, e cila e drejtonte jetën fetare të besimtarëve që përfshinte, ajo ka shkuar mjaftë përpara, sidomos në këto decenie të fundit. Lidhur me këtë janë botuar studime dhe materiale  burimore me peshë historike, të cilat janë rezultat i hulumtimeve për këtë çështje, dhe se këto rezultate janë prezentuar në simpoziume shkencore të organizuara në qendra të ndryshme akademike-shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Nga të gjitha këto rezultate shkencore, është konstatim i përbashkët i studiuesve që merren me këtë fushë të diturisë, se shkrimet e vjetra të historisë së krishterizmit përgjithësisht Ilirikut, Dardanisë, Prevalikt, Kryepeshkvisë së Durrësit dhe Ohrit etj, dhe me besimtarët e tyre, sikurse edhe për zgjerimin universal të krishterizmit duke përfshirë jo vetëm qytetet, por edhe fshatrat, kishat e krahinave të ndryshme, korespodencat e shumta të Romës të dërguara ipeshkvive, përkatësisht mitropolitëve dhe ipeshkvive tjerë të Ilirikut.

Deri sa në një anë, përpjekjet e dijetarëve për përkufizimin e Justinianës së Parë, përmes kërkimeve historike-gërmimeve arkeologjike, vazhdojnë të jenë të gjithëanëshme dhe shumë prezente në botimet e ndryshme shkencore, në anën tjetër është vërtetuar bindshëm se selia e parë e ipeshkvive në Dardani, ka qenë në qytetin Scupi afër Shkupit të sotëm, ( 5 km në veri, buzë rrugës Naissus-Scupi-Thessalonik ), në lokalin e quajtur Zajçev Rid, ku në këtë lokal arkeologjik është zbuluar një bazilik e mrekullueshme e krishterizmit të hershëm. Të njëjtat rezultate shkencore vërtetojnë për qendrën-qytetin e Dardanisë Ulpiana i cili në shekullin III dhe IV quhej “ Urbs Slendidissima” . Sipas  burimeve Ulpiana si seli e ipeshkvive përmendet për herë të parë në shekullin IV, dhe se në Koncilin e Serdikës në vitin 342, e hasim edhe priftin e saj.

Më vonë Ulpianën me të njëjtin emër e gjejmë të përmendet në shekullin XI edhe atë në krisobulën e perandorit Bazil II të vitit 1020. Burimet flasin edhe për martirët  dhe shenjtërit e parë dardanë, të cilët me jetën e vet e kanë dëshmuar besimin fetar, sikurse edhe të dhënat se deri më tani nuk është dokumentuar se ka pasur ndonjë faltore që i është kushtuar këtyre martirëve. Në fundin e shekullit IV dhe në fillim të shekullit V paraqiten edhe etërit e parë kishtar, Niketa dhe shën Paulini nga Nola.

Të njëjtat burime flasin edhe për letrat e ruajtura mbi kishën Dardane të kësaj periudhe, për kishën Dardane gjatë periudhës së ardhjes  së sllavëve dhe për krishterët e Dardanisë, për katolikët e atëhershëm të këtyre vendeve, për Dioqezen e Prizrenit dhe titullarët e saj, ipeshkvitë e kësaj periudhe, etj.

Letrat janë ruajtur kryesisht në koleksionet e vjetra papënore dhe kanë rëndësi të madhe historike, sepse në to bëhet fjalë për shumë çështje kontestuese dhe janë një pasqyrë reale e qëndrimit të Selisë së Shenjtë për problemet e ndryshme të disa kishave. Të gjithë këto letra të radhitura me kujdes dhe sipas tyre që i dërgojnë janë: a) letrat e papëve, të dërguara ipeshkvive të Ilirikut, eprorëve të krahinave kishtare, b) letrat e perandorëve, mbi problemet e paraqitura në perandori dhe kishë dhe c) letrat e ipeshkvive dardanë.  Sipas studiuesit Gasper Gjini, janë ruajtur vetëm dy letra të cilat ipeshkvitë dardanë ua kishin dërguar personaliteteve të njohura kishtare e laike.

Letra e parë ishte përgjigje e perandorit Leonit e Avgustit, ndërsa letra e dytë po ashtu është një përgjigje e vitit 494 të cilëve ipeshkvët dardanë ia dërgojnë papës Gezalli. Sigurisht  ( sipas këtij studiuesi ) kanë ekzistuar edhe shumë letra tjera, fatkeqësisht ato janë zhdukur gjatë shekujve të stuhishëm dhe depërtimeve të shpeshta të popujve barbarë.

Lidhur me kishën Dardane, gjatë periudhës së ardhjes së sllavëve studiuesit e këtij problemi shkencor të krishterizmit  nuk japin qëndrime të prera, dhe ky fenomen është shkoqitur në mënyrë të ndryshme. Ata sjellin informacione fragmentare dhe shpeshherë  nuk janë të sakta. Disa studiues janë të mendimit se, Iliriku lindor i është nënshtruar sllavëve  që kah filimi i shekullit VII. Në bazë të fakteve të mjaftueshme mund të përfundohej se krahinat dhe qytetet  dardane në atë kohë ishin bërë plaçkë lufte. Jerçeku, në studimet e tij ka konstatuar se me depërtimin e sllavëve, popullsia autoktone është shpërngulur në qytete bregdetare dhe kah jugu në vendet e vjetra urbane: Vlorë, Ohër, Prizren dhe Shkodër. Më vonë Stefan Dushani ( 1331-1335) e sollli në kulminacion politikën pushtuese duke u kurrorëzuar në vitin 1346 si perandor  i serbëve, grekëve, bullgarëve dhe shqiptarëve dhe më pastaj vazhdoi pushtimet në Maqedoni jugore, Thesali, Shqipëri dhe Epir.

Me dyndjet e sllavëve u shkatërua rëndë jeta kishtare që kishte lulëzuar deri në këtë kohë. Burimet kishtare të kësaj kohe, mbi gjendjen e kishës dhe përgjithësisht mbi krishterizmin janë të pakta. Regjistrimi i parë i dioçezave të asaj kohe dhe pjesët kryesore të Dardanisë, rreth vitit 864, i përrmend vetëm dy: të Ohrit dhe të Bregallnicës.

Sipas studiuesit Gasper Gjini, shumë hollësi mbi dardanët  dhe mbi kishën e tyre të kohës së ardhjes së sllavëve, si dhe të mesjetës së hershme, do të mbeten përgjithmonë të panjohura, por edhe për sllavët që u vendosën në territorin e Dardanisë së dikurshme, disa shekuj radhazi nuk kemi të dhëna.

Çështje në vete dhe problem që ka nxitë mjaft diskutime dhe polemika mes dijetarëve të kësaj fushe, është gjendja e katolikëve nën sundimtarët serbë dhe katolikët e hershëm të këtyre vendeve.

Burimet flasin se pozita e katolikëve në Sërbinë mesjetare dhe në vendet përreth ishte e mjerueshme dhe për keqardhje. Edhe pse ekzistonin dioqezët dhe ipeshkvitë e këtyre anëve nuk e mbanin fenë dhe ritin e besimit katolik. Burimet osmane zbulojnë detaje të reja në këtë territor duke hedhur dritë në problemin e përbërjes së popullsisë së viseve të pushtuara. Kështu për katolikët e atëhershëm të këtyre vendeve flasin edhe toponimet ne defterët turk të regjistrimit si dhe mikrotoponimet  të cilat hasen në krisobulën e Deçanit ku përmenden emra vëllazërish, fshatra dhe vendbanime që flasin mbi vazhdimësinë e katolikëve në këto vise që ekzistojnë edhe vetë burimet. Lidhur me Dioqezën e Prizrenit dhe titullarët e asaj, autori Gasper Gjini, venë në dituri se në bulën e Bazilit II (1020) përmendet edhe ipeshkvia e Prizrenit, e cila asokohe ishte ndër juridiksionin e arqipeshkvisë së Ohrit,  dhe se ipeshkvitë e kësaj kohe duhet të mundohen për priftërinjtë e Prizrenit. Ipeshkvi i parë i Prizrenit përmendet Abrahami, më vonë paraqiten një varg titullarësh, i pari midis tyre ka qenë Konradi(1313-1320), Benedikti (1335-1338), Robert Vorksarpin (1350-1375), Gjoni (rreth vitit 1380), Gjergj Panduzi (1404), paraardhësi i Panduzit ishte ipeshkvi Andrea (rreth vitit 1387) .

Pas këtyre selia e ipeshkvive mbeti e zbrazët afro dy shekuj. Burimet e botuara nga studiuesit shqiptarë flasin edhe për emrat e ipeshkvive të kësaj periudhe. Ipeshkvitë e parë, sipas këtyre të dhënave paraqiten prej kohës së mbretit bullgar  Kllojan (1204), ndërsa kishën e udhëhiqte Papa Inoçenti (1198-1216) . Në një letër papës gjendet edhe nënshkrimi i ipeshkvit të Shkupit dhe Prizrenit.

Në vitin 1229 ipeshkvi i Shkupit paraqitet Gjoni i lindur në Konstancë. Ipeshkvi tjetër i Shkupit në vitin 1327 është Gjon Lemegu, pas tij U bë Fridericus R. në vitin 1354, dhe kështu rradhazi deri në vitin 1659 kur nbreti i Hungarisë e emëroi Hiacintin Ipeshkv në Canad dhe në këtë mënyrë mbeti i lirë fronti i Dioqezës së Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button