Shpërthim në New York, plagosen 29 persona

Mësohet se nga një shpërthim i ndodhur në lagjen turistike Chelsea në New York të SHBA, janë plagosur 29 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti i Policisë në New York (NYPD), ka konfirmuar se nga shpërthimi që ka ndodhur në rrugën e 23-të në lagjen Chelsea, Manhattan, janë plagosur 29 persona ndër të cilët njëri në gjendje të rëndë.

Pas shpërthimit, kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio i cili shkoi në vendin e shpërthimit, në deklaratën e tij për gazetarët tha se “sulmi ka qenë i qëllimshëm”, por nuk ka informacione se shpërthimi ka lidhje me terrorizmin.

Ekipet e NYPD-së për luftën kundër terrorizmit filluan hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa janë rritur edhe masat e sigurisë në qytet.

Shefi i NYPD-së, James O’Neill, tha se shpërthimi nuk ka ndodhur për shkak të gazit natyror dhe shtoi se kanë filluar hetimet kundër një shpërthimi të dytë në rrugën 27-të.

Pohohet se shpërthimi mund të ketë ndodhur në afërsi ose brenda kontejnerit të mbeturinave me anë të një eksplozivi të punuar me dorë.

Nga ana tjetër theksohet se kandidatja për zgjedhjet presidenciale e Partisë Demokratike, Hillary Clinton, është informuar në lidhje me shpërthimin. Ndërsa kandidati i Partisë Republikane, Donald Trump, theksoi se askush nuk e di se çfarë është duke ndodhur.

Të njëjtën ditë në shtetin New Jersey ishte shpërthyer një bombë brenda kontejnerit të mbeturinave para një gare e cila do të organizohej me qëllim ofrimin e ndihmave, ndërsa ishte njoftuar se në këtë shpërthim nuk ka të vdekur ose të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button