Ushtria izraelite vret një të ri palestinez në Hebron

Pjesëtarët e ushtrisë izraelite mbrëmë në Hebron, qyteti më i madh në Bregun Perëndimor, vranë një të ri palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite konfirmoi se gjatë të shtënave është vrarë i riu palestinez, i cili dyshohet se ka tentuar me thikë të sulmojë ushtarët izraelitë.

Në njoftimin me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë thuhet se i riu ka ndërruar jetë në vendin e incidentit në lagjen e Tal Er-Rumeyde të Hebronit.Ushtria izraelite me pretekst të njëjtë dje vrau dy të rinj. Incidenti i parë ndodhi në Jerusalemin Lindor ku me armë zjarri ushtarët izraelitë vranë një të ri jordanez i cili gjoja ka sulmuar policët izraelitë.

Incidenti tjetër ndodhi në Bregun Perëndimor, ku u vra një palestinez, se gjoja me makinë ka dashur të kryejë sulm ndaj kolonëve hebrenj.

Qeveria palestineze akuzon Izraelin se po provokon trazira të reja në Lindjen e Afërt duke vrarë palestinezët në rrethana misterioze dhe arsyetime pa mbulim dhe prova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button