OKB: Më shumë se një milion refugjatë e braktisën Sudanin e Jugut

Më shumë se një milion refugjatë e kanë braktisur Sudanin e Jugut për shkak të luftës qytetare, që sipas agjencive humanitare janë të dhëna dëshpëruese dhe fakt se atje po gjeneron njërën nga katastrofat më të mëdha humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).

Kombet e Bashkuara të premten njoftuan se Sudani i Jugut i është bashkuar Sirisë, Afganistanit dhe Somalisë, si vend i cili ka më shumë se një milion refugjatë.

Sudani i Jugut në vitin 2011 fitoi pavarësinë nga Sudani por dy vite më vonë shpërtheu lufta qytetare në të cilën humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz.

Luftimet e reja të cilat filluan në korrik shkaktuan valën e re të refugjatëve ku më shumë se 185.000 njerëz braktisën shtëpitë e tyre. Shumica e tyre që ikin nga konflikti janë gra dhe fëmijë.

Uganda fqinje është vendi pritës i pjesës më të madhe të refugjatëve nga Sudani i Jugut. Vetëm gjatë shtatë ditëve të kaluara për shkak të vazhdimit të luftimeve në këtë vend kanë ardhur rreth 20 mijë refugjatë.

Kombet e Bashkuara thonë se në brendi të Sudanit të Jugut janë zhvendosur rreth 1.6 milionë njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button