Toka në rajonet e përmbytura mund të përpunohet

Shoqata për teknikë bujqësore informon se mund të fillojë përpunimi i tokës në rajonet e përmbytura në rrethinën e Shkupit, me rekomandim që të fillohet me lërim të cekët.

Në mbledhjen e djeshme të Shoqatës është konkluduar se janë krijuar kushte për hyrje të mekanizmave në sipërfaqet bujqësore, fillim me përpunimin dhe përgatitjen për rekoltën e re 2016-2017.

Shoqata për teknikë bujqësore rekomandon se mund të fillohet me lërim të cekët të sipërfaqes më së shumti deri në 15 centimetra, me çka shtresa e punueshme më mirë do të thahet, do të vihet deri në përzierje të shtresave të tokës me prurjet e dheut, si dhe përshpejtim i fermentimit të materieve organike në shtresën e punueshme. Në këtë mënyrë, sqarojnë do të përmirësohet regjimi ujor-ajror, si dhe nivelimi i disa parcelave, në të cilat është shkaktuar erozion. Meqë kushtet e motit janë goditur disa herë pas dy-tre ditëve mund të kryhet edhe lërim më i thellë në këtë thellësi, për çka është dedikuar sipërfaqe bujqësore, për grurë, kultura kopshtare ose industriale, me bazë ose përpunim shtesë me çka do të krijohen kushte normale që të aftësohet për prodhim bujqësor, kumtoi sot Shoqata për teknikë bujqësore.

Rajonet e përmbytura, sipas Shoqatës, në periudhën e mëtutjeshme më shpesh do të duhet t’i vizitojnë personat ekspertë nga Agjencia për Bujqësi, të cilat në terren do t’u japin këshilla profesioniste dhe ndihmë bujqve, sepse, siç thonë, çdo parcelë tani paraqet rast të veçantë, derisa nuk normalizohet për prodhim bujqësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button