Tre militantë të ISIS mes refugjatëve në Gjermani, kishin përgatitur akte terroriste

Tre refugjatë sirianë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimin se janë dërguar nga Shteti Islamik për të ndërmarrë sulme në vendin që po i strehon.

Të ndaluarit janë të moshave 17, 18 dhe 26 vjeç. Arrestimet u kryen në saksonin e poshtme dhe në landin Schleswig-Holstein.

Sipas prokurorëve federalë, deri tani nuk janë gjetur dokumente mbi urdhra apo misione konkrete, megjithatë policia raportohet të ketë siguruar materiale të shumta të cilat duket se i lidhin të rinjtë me ISIS-in.

Deri tani nga hetimet rezulton që tre të arrestuarit të kenë hyrë në Gjermani në muajin nëntor. Qëllimi i tyre ka qenë të përmbushnin një urdhër të mëparshëm të krerëve të Shtetit Islamik ose të prisnin për udhëzime të mëtejshme.

Njëri prej tyre i identifikuar si Al-H. besohet të jetë stërvitur nga ISIS-i në Raqqa shtatorin e 2015-s mbi mënyrën e përdorimit të armëve dhe eksplozivëve .

Një muaj më vonë, së bashku me dy të dyshuarit e tjerë, ai duket të ketë rënë dakord me planin e udhëtimit drejt Europës, ku të ndërmerrnin operacione apo sulme në zona që janë jashtë kontrollit të grupit xhihadist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button