Mjafton të nxirrni nga dollapi këtë veshje dhe mund të mbani edhe gjatë vjeshtës, rrobat e verore

Askujt nuk i ka shkuar në mend të ndërrojë gardërobën këto ditë, mirëpo të gjithë e dimë që kjo një ditë apo një tjetër, në vjeshtë, do ndodhë. Por ka gjithmonë, në mes të kalimit nga gardëroba e verës në të vjeshtës, një periudhë kur temperaturat ndryshojnë dhe nuk e gjen dot çfarë duhet të veshësh. Me rrobat e verës, ke ftohtë, me të vjeshtës vapë.

Të gjithë në këtë periudhë nisin të marrin me vete xhaketa, por duhet që ato të përshtaten me veshjen dhe këtu nis të mendosh për atë që të duhet. Gigi Hadid e ka gjetur këtë fillim vjeshte, teksa ka dalë në Neë York me një xhaketë të lehtë lëkure. Ideale për këtë kohë, sepse edhe të mban ngrohtë, edhe përputhet me çdo veshje, duke ndihmuar madje për të forcuar theksin fashion të veshjes.

Shkon edhe me një fustan, edhe me një veshje serioze zyre, por edhe me veshjet e ditëve të verës. Supermodelja e ka veshur mbi një veshje shumë verore.

Poshtë xhaketës ajo ka veshjen e një dite vere, pantallona të shkurtra xhins, ndërsa me xhaketën ka mundësinë që të shijojë orët e ngrohta të vjeshtës, por edhe ato të freskëta që nisin më pas. Mos e mendoni dy herë. Mjafton të merrni një xhaketë lëkure të hollë dhe do dukeni shumë moderne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button