Kerim në mesin e katër kandidatëve për Sekretar të përgjithshëm të OKB-së
Kandidati i Maqedonisë për funksionin Sekretar i përgjithshëm i OKB-së Sërxhan Kerim, pas rrethit të përfunduar të katërt të votimit, është në mesin e katër të parëve, kumtuan nga Kabineti i tij.
Në mesin e katër të parëve gjendet portugezi Antonio Gutjeresh, kandidati sllovak Mirosllav Lajçak, kandidati serb Vuk jeremiq dhe Sërxhan Kerim nga gjithsej 10 kandidatë.
Votimi i ardhshëm në Këshillin e Sigurimit është përcaktuar për 26 shtator të këtij viti.