Po ta kisha një diplomë “Pronto”!?

Po ta kisha një Diplomë “Pronto”, nuk që nevojë të sorollatsha neper fakultete e universitete , e as të flija mbi librat me stresin e provimit, sepse të gjitha “shefi” do i kryente dhe unë vetëm do beja apllauzin ndaj tij!

Po të kisha një diplomë “Pronto”, s’do kisha nevojë të rrija tanë natën pa gjumë duke menduar për vetekzistencën, e as të bridhja dere me dere me diplomë në dore për të tentuar që të gjeja një vend pune, sepse ketë “shefi” do ta kryente dhe unë do ti buzëqeshja atij.

Po të kisha një diplomë “Pronto”, nuk që nevoja të mendojë për vlerat njerëzorë, moralin dhe etiken, dhe as për nderin tim dhe shokëve të mijë, sepse “shefi” me bujarin e tij do ndante që të gjitha edhe për këtë shpirt të përvuajtur që mori nën krahun e tij.

Po të kisha një diplomë “Pronto”, nuk do të bridhja rrugëve të botës, të flija në parqe, e të shikoja metropolet nga larg, sepse bashke me “shefin” unë do isha pjesë e metropolit dhe ndërtimit të tij.

Po të kisha një diplomë “Pronto”, nuk që nevoja që profesionin tim ta kërkoja duke lexuar libra, duke analizuar politika e as duke menduar për ekonomi, sepse “shefi” me universalitetin e vet do zgjidhte edhe një profesion për mua, sepse do i vyeja atij.

Po të kisha një diplomë “Pronto”, nuk do e fshehja markën e rrobave të mija, e as këpucët e grisura nga hallet e jetës, sepse “shefi” do me jepte rrobat me të mira dhe kravatën e tij.

Po të kisha një diplomë “Pronto”, nuk do ishte nevoja që përmes një gjysme shekulli karriere shkencore e njerëzore të ngritëm dhe të krijoi histori, sepse “shefi” është historia vet dhe do me falte diçka nga historia e tij.

Po të kisha një diplomë “Pronto”, nuk do ishte nevoja që unë me të bëmat e mija njerëzorë të krijojë miqësi, sepse “shefi” ka aq shumë miq saqë unë do dashurohem ndoshta edhe në miqtë e tij. Por ja me mungoi diploma e këtij shefi, dhe sojit të tij, Me mungoj dëshira të shkeli karakterin tim, përmbi,

Me mungoj forca që njerëzit ti shoh të përmbysur gjithnjë, Me mungoj kultura ime për t ‘zhvatur të tjerët që t ‘kam pasuri,

Me mungoi ambicia që pa merita në maje të mbërri, Por në ëndrrat e mija besoi se një dite edhe tek unë do ketë dritë, se ata lodhja ime i verboi, ndërsa shpresa ime i vret çdo ditë, se edhe unë për ketë vend derdha një pike loti, gjakun e bëra ujë, dhe pastaj nëse dje nuk lejova, s’do lejoj as sot që të jam i huaj, këtu në shtëpinë time, ku gjenerata e gjenerata u flijuan, diplomat e Pronto Shefave as kësaj radhe s’me verbuan, dhe një ditë kur ju përmbysuni, unë do buzëqesh i pari, dhe atëherë ju me diploma Pronto, do ju kujtohem unë shtegtari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button