Keri dhe Lavrov negocionojnë për Sirinë, marrëveshja edhe më tej e mundshme

Sekretari shtetëror Xhon Keri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergej Lavrov i vazhduan sot negociatat rreth planit për armëpushim në Siri, ndërsa përfaqësuesit amerikanë pohojnë se marrëveshja edhe më tej është e mundshme, por paralajmërojnë se negociatat mund të zgjasin pafundësisht.

Sipas përfaqësuesve amerikanë, sot gjasat janë më të vogla për një zgjidhje konkrete, edhe pse theksuan se javëve të fundit janë vërejtur “përparime të vazhdueshme”.

Një nga përfaqësuesit pohon se bëhet fjalë për çështje që janë shumë “teknike dhe të ndërlikuara”.

SHBA-ja dhe Rusia mbajnë anë të kundërta në luftën qytetare në Siri e cila zgjat tashmë pesë vjet e gjysmë dhe për të cilën nuk ka shumë shenja se do të përfundojë, komentojnë mediumet perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button