Dibra po vuan për popull (II)

Dibra një qytet i pasur me gjithçka pëveç popullsisë – pjesa e dytë.

Në Dibër ka një kohë të gjatë që është prezent problemi i largimit te dibranëve nga vendlindja. Dita ditës po shohim që shumë familje po ikin nga vendlidja e tyre duke lënë pas gjithçka si: fëmijët, prindët apo shtëpit e tyre. Çdo kryetar që ka qënë në krye ka premtuar që të ndaloj migrimin masiv të dibranëve

Po ashtu anketat më kanë dhënë një rezultat tjetër ku në vitet 70’ dhe 80’ çdo familje dibrane ka pasur ka një ose më shumë antare të punsuar dhe kanë mundur te mbulojn shpenzimet familjare por tani çdo familje kërkon mundësin e parë për të migruar.

Rrinia dibrane është ajo e cila e vuan më shumë këtë fatkqesi pasi kemi shumë raste ku kemi parë që shumë të rrinj që  kanë mbaruar fakultete punojne si kamarjer, shërbetor (hamall) apo punojnë për dikë tjetër jasht Dibre pasi vendi i tyre nuk ju siguron asgjë.

Sipas disa statistikave në vitin 2002 në Dibër ka pasur 19.542 banorë, në këtë vit në shkollën fillore ka pasur 7.442 nxënës dhe në shkollë të mesme ka pasur 3.497 nxënës ndërsa në vitin 2015 në shkollën fillore ka pasur të regjistruar 967 nxënës dhe në shkollen e mesme ka pasur 671 nxënës.

Këto statistika tregojnë se Dibra brenda 14 viteve ka pasur një zbrazje të dibranëve gjë që është shumë trishtuese, pasi këto janë numra zyrtar por edhe sa qytetar kan ikur ilegalisht nga Dibra pasi nuk kanë aspak kushte për një jetë normale.

Siç e dimë para shumë viteve Dibra ka qënë qendra e shqiptarëve ku ne vitin 1443 për herë të parë Skenderbeu e ka mbajtur kuvendin e parë shqiptar në Dibër,po nga Dibra u nis Iljaz Pasha të kryesoji Lidhjen Shqiptare tëPrizrenit, gjithashtu edhe shumë ngjarje të tjera që mbeten në histori që kanë ndodhur në Dibër ku Dibra ka qënë “kërthizë” e Shqipërisë por tani fatkeqsisht është shndëruar në  “zorën qore”.

Intervistë me Historianin dibran prof. Sazan Papraniku.

Cilat janë shkaqet e emigrimit të dibranëve ?

Shkaqet e emigrimit të shqiptarëve në Maqedoni janë të shumtë përfshirë të gjitha sferat e jetës shoqërore.  Se gjithash emigrimi i cili sot llogaritet se është i shkakut “ekonomik”, ai më së shumti si shkak ka atë politik dhe atë i politikës nacional-shovene të politikbërësve “pluralist që nga viti 1991. Tëgjitha partitë politike sllavo-maqedhonase në programet e tyre të qeverisjes zbatuan denjësisht projektet : Garashanin, Andriq, Nacrtanija, të cilat janë hartuar nga akademia e Serbisë që nga periudha e fillim shek.19.

Poltika e partive kryesore në Maqedoni si LSDM+VMRO-DPMNE në programet e tyre të qeverisjes patën goditjet në thelb të ekonimizimit të pjesëve kudo ku ka shqiptarë, dhe goditjet ishin edhe në fshatrat më të thella shqiptare në pjesët dominuese me sllavë psh. Jabollçishtë e Slivnicë të Velesit, apo në Dollnen të Përlepit, Ballhanzë të Zhupës së Dibrës, etj. ku pengohej e pengohen edhe sot ndërtimi i komuniacionit rrugor, infrastruktura rrurale, shkollimi në shkolla të kaluara në afat përdorimi (psh. sot gjimnazi i Dibrës , 1968-1990 për prëdorim, dhe ai sot kalon vitin 2016).

DibraSot ekonomia e Dibrës qëllimisht nuk favorizohet jo vetëm nga politibërësit sllavofonë por edhe dekuilibrohet nga vetë politikanët vendas , veçmas nga pas periudha 2001 sepse Dibra kaloi ne vazalitet dhe survejim të përgithshëm ,gjithmonë sipas nacranies e Garashaninëve me suitat modern.
Si pasojë e politikës nacional-shovene të qeverisësve sllavë dhe kolaboratorëve shqiptarë të servilizuar, Dibra (edhe vendet tjera shqiptare në Maqedoni) mbetet e gozhduar fuqishëm. Tani kjo politikë eshtë mu ajo që pjellën pastaj shkaqet tjera të emigrimit ku grumbullohen: Varfëria e mbrendshme, si pasojë e ngecjes në bujqësi, industri, ekonomi të vogël, turizëm, si pasojë e pasigurisë ekonomike të shkaktuar e organet e rendit-publik (policia dhe sigurimi i policor) që detyron ekonomistët të ndërprejnë zhvillimin dhe ti qasen sigurisë ekonomike Perëndimore si Evropë e USA.

Pasiguria e bizneseve në ekonomi dhe po sulmet e organizuara pushtetare për ” kontroll” të veprimtarisë së bizneseve nga njëra anë, dhe o nga ana tjetër e lënies në “dallgaukçe” të bizneseve, bën që politika e biznesit dhe investimet nga fuqia e mergatës dibrane të mos vie në shprehje kurrë…..

Nga aspekti histories si ka qenë Dibra e dibranëve dhe si është sot?

Sikur sot DIBRA të mos i takonte ndarjeve kuftare dhe nështrimeve te rregjimeve nën sllavë që nga periudha e v. 1913, Dibra sot do te ishte nje Vienë, Romë, apo Beograd e Sofje, Prishtinë… më e madhe.

Emigracioni është vetëm pasojë e politikbërjes sipas progameve të akademisë Serbe 1880-ta, mbretnore (SKS) , Jugosllave dhe sot asaj të mbeturinave të mbetura në vendin e quajtur -RM !

Emigracioni përfshinë si qytetin si të gjitha fshatrat e në veçanti ato shqiptare. psh. sot fshatrat rreth kufirit prej zonës: Penda e Liqenit me fshatrat: Bomhovë, Taranik, Kojnarë, Shushicë, Sollokiq, Spas, Shullan, Reshan, Ame e deri në Banjishtë, ska asnjë banues. Pra fshatra relikte gurësh të murreve te rrënuara e rrugicash të mbuluara nga murrizë, therrash,…të tipit-XHUNGËLL në unëazën e rreth qytetit. Dibra ka edhe atraksionin e dy banjave mineralik-termik, më të njohurat në gadishull dhe Evropë. Por çka i mbetet nga kjo Dibrës-?????! Dibra ka sot një nga gjigantet më të mëdha të Gjipsit -KNAUF RADIKA (ish gipsara) ,por  në atë punojnë vetëm 70 vendali dhe 30 jashtë sajë, atëherë çka mbetet per Dibrën ????!. Elektrana “Shpile” nuk shfrytëzohet nga dibra as 5 %.

Nga Dibra sot në USA ka një Dibër e gjysëm më shumë se ajo sot në vend. Dibra po mbush Italinë, Zvicrën, Austrinë, Gjermaninë.

Dibra është kryesuesja e emgracionit më masiv nga të gjitha trojet shqiptare etnike. Ja një shembull fshati -Ballhanzë: 730 banore ka fshati të regjistruar dhe 165 jetojnë aty edhe sot! No cment!

Nëse ky problem serioz lihet anash viteve në vazhdim qyteti i Dibrës do të jëtë asgjë tjetër përvec një qendër rurale pa rrugëdalje. Për shkak se qëllimi I përgjegjësve dhe kryetarit nuk duhet të jetë që të ndërtojë vetëm qëndrën dhe pjesët e dukshme të qytetit dhe mos te mbeten vetëm gara për ‘karike’ por të shohin pak edhe interesat e popullit dhe të hapin më shumë vende të reja pune që të kthehen dibranët dhe t’ia kthejmë Dibrës pamjen dhe historin e dikurshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button