Arrestohet deputetja zvicerane

Politikanja nga Kantonit Ticino të Zvicërs jugore u arrestua me dyshimin se kanë ndihmuar katër fëmijë refugjatë të hynë ilegalisht në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtarja e Partisë Socialiste, Lisa Bosia Mirra, në Kuvendin e Ticino-s, u arrestua të enjten në pikën e kontrollit kufitar Stabia së bashku me një burrë 53-vjeçar nga kantoni i Bernit, njoftoi policia.

Burri në fjalë po e ngante një furgon me targa vendore në të cilin ndodheshin katër refugjatë të mitur, me origjinë nga Afrika. Mirra e cila ishte në automjetin e dytë, dyshohet se i priste në kufi.

Ajo u lirua në të njëjtën ditë, por policia tha se “ende është nën hetim për shkelje të ligjit për të huajt, posaçërisht për ndihmë dhe mbështetje të hyrjes ilegale”.

Burri që po drejtonte furgonin u mbajt në paraburgim.

Sipas agjencisë zvicerane të lajmeve, Mirra është themeluese e organizatës humanitare “Firdaus” për ndihmë ndaj refugjatëve, dhe shpesh ka kritikuar sjelljen e autoriteteve zvicerane ndaj fëmijëve refugjatë të cilët janë përpjekur për të hyrë në vend nga kufiri me Italinë.

Zvicra në javët e fundit është në shënjestër të kritikave për shkak të kthimit të emigrantëve dhe refugjatëve, përfshirë shumë fëmijë, nga kufiri nëse nuk shprehin dëshirë për të aplikuar për azil.

Autoritetet duan të parandalojnë që vendi të bëhet një rrugë tranzite e emigrantëve që duan të kalojnë në Gjermani, ku mendojnë të kërkojnë azil.

Si rezultat i kësaj, mijëra refugjatë dhe emigrantë janë kthyer nga pika kufitare Chiasso me Italinë, duke përfunduar në kampet e qytetit italian, Komo.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International shprehu shqetësimin se po pamundësohet bashkimi i fëmijëve refugjatë me anëtarët e familjeve të tyre, të cilët tashmë janë në Zvicër.

Këshilli Zviceran për Refugjatët ka njoftuar kohët e fundit se konfuzioni në kufi vështirëson kërkimin e azilit për refugjatët.

“Kufitarët zviceranë duhet të angazhojnë më shumë përkthyes dhe ekspertë për mbrojtjen e fëmijëve për të siguruar që ata që duan të aplikojnë për azil, kjo t’u mundësohet”, thuhet në deklaratën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button