Qeveria e vazhdoi afatin për paraqitjen e dëmeve nga përmbytjet deri më 7 shtator

Me kërkesë të qytetarëve, e me qëllim që të sigurohen mundësi për paraqitje të dëmeve për të gjithë personat të cilët pësuan dëme nga përmbytjet të cilat ndodhën më 6 gusht të vitit 2016, Qeveria vendosi ta vazhdojë afatin përfundimtar për paraqitjen e dëmeve.

Siç kumtojnë nga shërbimi qeveritar për informim, afati përfundimtar për paraqitjen e dëmeve të shkaktuara në pronën e patundshme, pronën e tundshme, automjetet motorike, sipërfaqet bujqësore dhe fondin e bagëtive nga përmbytjet të cilat ndodhën më 6 gusht të vitit 2016, për të dëmtuarit nga vendbanimet Stajkovc, Hasanbeg, Inxhikovë, Ekonomi, Çento, Bërnjac, Straçincë, Viniçe, Creshevë, Bullaçan, Rruga e Rashtakut, Smillkovcë, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizar dhe Shipkovicë, është e mërkurë 7 shtator i vitit 2016 deri në fund të orarit të punës në orën 16:30.

Të gjithë personat nga këto vendbanime të cilët deri tani nuk i kanë paraqitur dëmet nga përmbytjet të cilat ndodhën më 6 gusht të vitit 2016, atë mund ta bëjnë në komunat Gazi Babë, Haraçinë, Ilinden, Shuto Orizarë dhe Tetovë, ose në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Gazi Babë dhe Tetovë deri në orën 16:30 të mërkurën, më 7 shtator të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button