Teuta Arifi optimiste para takimit të liderëve

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, shpreson që liderët e katër partive kryesore në takimin e 31 gushtit, do të bien dakord që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në fund të vitit. Në një intervistë për Alsat, ajo flet edhe për zhvillimet në parti, rezultatet e ministrave të ri të BDI-së si dhe për situatën në komunën e Tetovës, të cilën e drejton prej tre vitesh.

Meqë top temë e kohëve të fundit kanë qenë bisedimet, marrëveshja dhe realizimi i pikave të saj, për fillim do desha të di se ku është pozita e BDI-së, ku është BDI në këto bisedime?

Normalishtë që për BDI, ka qenë shumë e rëndësishme që prej arritjes së marrëveshjes vitin e kaluar e njëjta të respektohet, sepse ka qenë dhe vazhdon të jetë fjala për një marrëveshje katërpalëshe, dhe duke pasur parasysh faktin që datat e caktuara ishin pjesë e marrëveshjes edhe BDI ka qëndruar në pozicionet e atyre marrëveshjeve. Shpresojmë se si rezultat i asaj marrëveshjeje të arritur liderët e katër partive politike, më 31 gusht, do arrijnë që të bëjnë ashtu siç edhe parashihet që zgjedhjet parlamentare, para fund vitit të mbahen.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Le te dale te shetite Teuta neper rrugicat e Tetoves se ne cfare gjendje janè ata! Tetova eshte e Mjerè !
    Papastèrti ne nivel alarmante, rrugè dhe rrugica qe.si gjenè as ne Afrike, uje jo te pijeshem …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button