Loja e PYD-së në perëndim të Lumit Eufrat

Edhe pse qeveria amerikane dha siguri për rikthimin e zgjatimit të organizatës terroriste PKK-së në Siri, PYD-së, në lindje të Eufratit organizata po përpiqet që të fitojë nën kontroll rajone të reja. Ndaj lëvizjeve të PYD-së Forcat e Armatosura Turke u përgjigjen me goditje të artilerisë së topave, raporton Anadolu Agency (AA).

PYD e cila me mbështetjen ajrore të SHBA-ve që nga 27 dhjetori 2015 zgjeroi hapësirën e ndikimit me arsyetimin e luftës kundër organizatës terroriste DAESH në perëndim të Lumit Eufrat, po përpiqet që të forcojë praninë e saj në rajon.

Organizata e cila bashkë me disa luftëtarë arabë më 12 gusht 2012 mori nga DAESH-i rajonin Munbixh në sajë të mbështetjes ajrore të SHBA-ve, pavarësisht sigurisë që SHBA-të i kishin dhënë Turqisë ajo vazhdoi të zgjerohej në pjesët veriore të rajonit.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet e opozitarëve dhe të sigurisë në veri të Munbixh-it mësohet se gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” të kryer nga forcat speciale të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe të forcave ajrore të koalicionit në lidhje me këtë çështje janë paralajmëruar edhe elementët e PYD-së.

Por pasi organizata nuk u tërhoq pas Lumit Sacu i cili është përcaktuar vijë kufitare në dakordimin SHBA-Turqi, Forcat e Armatosura Turke (TSK) kryen të shtëna me artileri të topave në rajon, ku pas kësaj organizata mbeti e detyruar të tërhiqet.

– Oportunizmi i PYD-së

Pasi Ushtria e Sirisë së Lirë përparoi drejt Xherablusit dhe pasi militantët e DAESH-it u tërhoqën PYD-ja kaloi përsëri në veprim. Organizata duke kaluar përsëri në veri të Lumit Sacu ditën e djeshme mori nën kontroll fshatrat Amerinah, Mağara, Balaban në veri të Munbixhit dhe kodrat Shamaklı dhe Çakmaklı.

Organizata terroriste edhe sot duke përparuar në të njëjtin drejtmi në jug të Xherablusit mbërriti në Amarina në bregun e Lumit Eufrat duke kaluar mbi fshatrat Cub el-Kusa, Debisah dhe Ajn Bejda. Në këtë mënyrë që nga dita e djeshme dhe këtej PYD-ja ka marrë nën kontroll 7 fshatra.

Forcat e Armatosura Turke (TSK) rreth orës 18.00 qëlluan me njësitë e artilerisë rajonin Amarina pasi përcaktuan nga njësitë e shërbimeve inteligjente praninë e militantëve të PYD-së e cila ishte kamufluar nën “Forcat Demokratike të Sirisë”.

Burimet nga forcat e sigurisë njoftuan se nuk do të lejohej përparimi i militantëve të PYD-së në rajon dhe se do të vazhdonin ndërhyrjen deri në tërheqjen e organizatës.

Ndërsa në anën tjetër Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në bisedën telefonike mëngjesin e djeshëm me homologun turk Mevlüt Çavuşoğlu ishte shprehur se forcat e PYD-së janë duke u tërhequr në lindje të Eufratit.

– Kamuflazhi i Forcave Demokratike të Sirisë

Zgjatimi i PKK-së në Siri, PYD-ja, më 12 tetor 2015 mblodhi nën çatinë e Forcave Demokratike të Sirisë grupet të cilat njihen me afërsinë me to.
Nën çatinë e Forcave Demokratike të Sirisë hynë Këshilli Ushtarak Asirian dhe brigadat Xhejshul Suvvar, Burkan el Fırat, El Sanadid, El Cezire të cilat formojnë Koalicionin e Arabëve Sirianë. Por shumica dërrmuese e anëtarëve dhe drejtuesve të Forcave Demokratike të Sirisë mbetën tek PYD-ja.

SHBA-ja që nga formimi i Forcave Demokratike të Sirisë rriti me shpejtësi ndihmat ndaj PYD-së, ku kjo organizatë e cila kërkonte të formonte rrip përgjatë kufirit të Turqinë në veri të Sirisë u drejtua në perëndim të Eufratit me mbështetjen ajrore të dhënë nga SHBA-ja.

Organizata pasi në dhjetor të 2015 duke kaluar në perëndim të Lumit Eufrat nën emërimin e Forcave Demokratike të Sirisë po përpiqet të vazhdojë dominimin e kontrollit të hapësirës nën emërim e “luftës kundër DAESH-it”.

-Ëndrra e “murit PKK” në kufirin jugorë të Turqisë

Organizata PYD e cila në Siri është zgjatimi i organizatës terroriste PKK ka nën kontroll rajonet Haseke, Kobani (Ayn el-Arab) dhe Afrin përgjatë gjithë kufirit me Turqinë në veri të Sirisë. Kjo organizatë e cila përpiqet të përparojë në perëndim të Lumit Eufrat ka si objektiv që pas rajonit Munbixh duke marrë edhe linjën Xherablus-Azez në kufi të Turqisë të zgjerojë territorin e sajë në Siri deri në rajonet përballë zonës turke Reyhanlı. PYD me këtë brez duke krijuar funksionin e një “muri” mes Turqisë dhe Sirisë ka si qëllim që të kryejë shkëputjen e lidhjeve gjeografike mes dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button