Ruandë, policia vret tre terroristë të dyshuar

Policia e Ruandës njoftoi se ka vrarë tre terroristë gjatë një operacioni në Rusizi, në pjesën perëndimore të vendit, thuhet në një deklaratë për media të lëshuar të premten vonë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dyshuarit u qëlluan për vdekje, ndërsa po përpiqeshin për t’i shpëtuar policisë, dhe tre të tjerë u arrestuan në vendin e ngjarjes, thuhet më tej në deklaratën e policisë së Ruandës.

Materialet propagandistike, duke përfshirë CD, libra, dhe një plan të rekrutimit të të rinjve, janë gjetur në vendin e ngjarjes, sipas deklaratës.

Ruanda tashmë ndodhet në gatishmëri për shkak të kërcënimit terrorist. Të enjten, policia e Ruandës njoftoi se ka vrarë një “terrorist të mundshëm”, gjatë një shkëmbim zjarri tre-orësh.

Nëntorin e kaluar, u arrestuan disa persona nën akuzat si anëtarë të rrjeteve terroriste.

Autoritetet e Ruandës ende nuk kanë qartësuar identitetin e grupeve apo lëvizjeve terroriste që kërcënojnë vendin.

Deri më tani asnjë sulm terrorist nuk është regjistruar në Ruandë, me përjashtim të sulmeve me granata nga viti 2013, e cila edhe zyrtarisht ngarkohen Forcat Demokratike rebele për Çlirimin e Ruandës (FDLR), me bazë në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button