Kirby: Është e rëndësishme të gjendet zgjidhje e përhershme

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, në lidhje me thirrjen për “armupushim 48 orësh me qëllim të dërgimit të ndihmave në Halep” deklaroi se SHBA-të do të mbështesin çdo përpjekje për parandalimin e vuajtjeve të popullatës së atjeshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Kirby, në konferencën për media u përgjigj në pyetjet lidhur me luftën e brendshme në Siri e cila po vazhdon tashmë pesë vite.

Ai u përkujtua se edhe 5 vjet pas deklaratës së presidentit Barack Obama se “Presidenti sirian Bashar al Asad duhet të ik”, megjithatë vazhdon në pozicionin e njëjtë. Gazetarët e pyetën Kirbyn nëse është bërë apo jo ndonjë gabim në lidhje me politikën ndaj Asadit.

Zëdhënësi Kirby tha se nuk duhet marrë parasysh vetëm një pjesë e fjalëve të Obamës, por situata duhet vlerësuar në përgjithësi. Ai shtoj se presidenti Obama ka theksuar se ka ardhur koha që për hir të popullit të Sirisë, Asadi duhet të tërhiqet nga posti.

“Presidenti Obama nuk do të imponoj këso lloj ndryshimi, sepse të drejtën për zgjedhje të liderëve e ka vetë populli i Sirisë, mirëpo duke menduar se Asadi mund të paraqes pengesë për këtë ndryshim, do të bëjmë presion që ai të largohet”, thotë Kirby.

Sipas tij, që nga deklarata e atëhershme e presidentit Obama, SHBA-të në këtë drejtim kanë bërë shumë hapa. Kirby tha se Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry bashkë me Rusinë dhe disa shtete të tjera po përpiqet për zgjidhje politike në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button