Përmbytjet vazhdojnë të marrin jetë njerëzish

Pasojat nga vërshimet e 10 ditëve më parë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish. Sait Ameti, 88 vjet nga Hasanbegu ka vdekur të shtunën si pasojë e një infeksioni të madh në mushkëri, pasi trupi i tij, natën e përmbytjeve derisa po luftonte të mbetej i gjallë nga dallgët e mëdha të ujit ishte mbushur përplot me ujë të ndotur dhe mbetje kanalizimi, njofton Alsat M.

Djali i tij, Gazmend Ameti para kamerës së Alsat rrëfen momentet trishtuese kur babai i tij ishte gjetur në mes të oborrit pothuajse i vdekur.

Nga dita e shtunë në këtë familje është hapur konaku për ngushëllime. Mirëpo, siç rrëfen Gamendi mërzia në këtë familje është dyfishuar, fillimisht ishin dëmet e mëdha materiale ndërsa tani edhe humbja e kryefamiljarit. Brenda shtëpisë së familjes Ameti çdo gjë është e shkatërruar, në shumë pjesë të shtëpisë akoma ka baltë dhe ujë. Të vetmit që kishin vizituar këtë familje ishin anëtarët e komisioni për vlerësimin e dëmeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button