Egjipt, në një aksident rrugor humbin jetën 22 persona

Së paku 22 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor i cili ndodhi mbrëmë vonë në veri të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, Khaled Mujahid, deklaroi se aksidenti i rëndë u shkaktua nga përplasja e dy autobusëve në Meit Ghamr, në provincën Dakahliya.

“Gjatë fatkeqësisë 22 persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar”, tha Mujahid.

Sipas të dhënave të Agjencisë Qendrore për Mobilizim dhe Statistikë Publike (CAPMAS), Egjipti ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nëpër rrugë nga të gjitha vendet e Lindjes së Mesme.

CAPMAS konfirmon se në Egjipt gjatë vitit 2011 në aksidente rrugore kanë humbur jetën 7.115 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button