Greqia kërkon 278.2 miliardë euro dëmshpërblim nga Gjermania

Në një raport 77 faqesh që është miratuar nga qeveria greke dhe që e disponon Der Spiegel, sqarohen me imtësi krimet e shkaktuara nga nazistët gjermanë në Greqi. Kjo e fundit kërkon dëmshpërblim prej plot 278.2 miliardë euro, duke e cilësuar si metodën e vetme që të arrihet pajtimi i denjë mes grekëve dhe gjermanëve.

Dokumenti është mbështetur mbi katër aspekte: riparimi material i objekteve të shkatëruara, shpërblimi me të holla i familjeve të viktimizuara nga gjermanët, rikthimi i pagesave me forcë për qiratë gjatë kohës së LDB dhe kthimi i qindra objekteve të rëndësishme arkeologjike.

Nëse i shtojmë këtu edhe dëmet që Greqia kërkon nga Lufta e Parë Botërore prej 9.2 miliardë euro; Gjermania duhet t’ia japë shtetit jugor plot 278.2 miliardë euro.

Nëse Gjermania nuk pranon këtë kërkesë të deputetëve grekë, këta të fundit do bëjnë një notë verbale ndaj Berlinit për riparimin e dëmeve, ndërsa më pas me ndihmën ligjore nga Tribunali i Londrës (1953) çështja do tejkalojë në Gjykatën Ndërkombëtare.

Votimi në parlament për dëmshpërblimin parashikohet data 5 shtator, por që tani është bërë me dije nga partitë më të mëdha të vendit që do votojnë “pro”.

Shtatori do sjellë një valë të re konflikti diplomatik mes Athinës dhe Berlinit dhe që lidhet kryesisht edhe me borxhin e madh grek ndaj kreditorëve evropianë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button