Së shpejti në treg Nokia me sistem operimi Android (VIDEO)

Sipas raporteve të fundit, Nokia është duke u rikthyer në tregun e celularëve të mençur, por kësaj radhe me sistemin e operimin Android.

Microsoft bëri të ditur kohët e fundit se ia ka dhënë biznesin e vjetër të celularëve të Nokias Foxconn-it dhe një kompanie finlandeze të quajtur HMD Global Oy.

Është bërë e ditur se HMD është duke kërkuar të drejtat për të përdorur emrin e Nokias në celularë dhe tabletë për dhjetë vitet e ardhshme.

Kjo do të thotë se ne shumë shpejtë do të mund të shohim celularë të prodhuar nga Nokia të cilët veprojnë me Android.

HMD ka në plan që të investojë 500 milionë dollarë gjatë tri viteve të ardhshme për të zhvilluar dhe reklamuar produktet e reja, transmeton albeu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button