E keqja pa të këqij

 

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, para se të përpiqen përmes dërdëllitje t’ju shmangen përgjegjësive të duhura, ata duhet të përgjigjen se ku ishin institucionet përkatëse para dhe përgjatë vërshimeve? Ku ishin ata në kohën kur banorët e Hasanbegut ankoheshin zëshëm dhe arsyeshëm për një kërcënim fatal?

Tani pasi ndodhi ajo që ndodhi, këta mund të rrini edhe 24 pa gjumë, por kurrë nuk mund ta arsyetojnë amullinë e vërtetë. Këta janë duke e bërë një krim të madh; me çdo kusht duan të shpëtojnë pa asnjë gërvishtje në lëkurë. Për më keq, duan të paraqiten edhe si heronj!

Përmes mosdënimit, tmerret dhe katastrofat e ngjashme do të përsëriten në të ardhmen. Madje, me çmim edhe më të lartë! Si ka mundësi të na ndodhin kaq shumë të këqija dhe në anën tjetër as një keqbërës të mos e shohim prapa grilave? E habitshme, gjithkund e keqja ka autorin e saj, kurse vetëm te ne ajo është e rastësishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button