Lëreni Zotin!

Ujdhesa Palmyra Atoll, tejet misterioze, që gjendet në veriun e Paqësorit është zbulua nga Edmund Fanning në vitin 1798. Atje ndodhin zhdukje të çuditshme të njerëzve, anijeve dhe objekteve tjera. Ndodhin vrasje dhe pirateri jo të zakonshme! Supozohet se fjala është për ndonjë dukuri paranormale, e cila ka bërë që ishulli të mbetet bosh. Sipas mitologjisë, derisa ishulli ishte i drejtuar nga udhëheqës të ndershëm aty kishtë edhe jetë e lumturi. Por, kur në një fazë banorët patën mbështet një udhëheqës të pangopur e të pandershëm, nëna e ishullit Palmyra pat vënë mallkim mbi njerëzit dhe ishulli kishte mbet i shkret.

Duket se një mallkim është duke na zënë edhe neve, por me fajin tonë. Njerëzit masovisht ikin nga këtu, sepse kanë kuptuar se po të mbeten do t’i kapë mallkimi. Këtu edhe paqja është bërë më e rrezikshme se sa lufta. Edhe e keqja është më e preferuar se e mira. Këtu statujat e vdekura kanë më shumë peshë se njerëzit e gjallë. Statujat kanë sistem të përsosur për mbrojtje nga përmbytjet, fat të cilin nuk e kanë njerëzit. Këtu është marrëzi të jeshë i ndershëm, kurse prvililegj të jeshë mashtrues. Këtu përkrahen njerëz që tani pesëmbëdhjetë vite na e premtojnë Parajsën, kurse tani kemi mbëritur në mes të Ferrit! Kjo, pasi u besuam qenieve paranormale të cilët vjedhjen e ngritën në nivel të interesave më të larta kombëtare! Veprimet e pandershme i trajtuan patriotizëm, kurse të ndershmen dhe dijen e shpallën tradhëti! Masë e verbër njerëzish, gjithë kohës verbërisht ndiqnin udhëheqësi të verbër që e çonin rrugëve të verbëta. Ecnin të lidhur njëri pas tjetrit të frikuar se si individë do të përfundojnë në humnerë, të pavetdijshëm se si kolektivitet i tillë do të përfundojë në kanion të rrezikshëm. Mashtruesit shumë mirë e dinin se thellë në shpirtin e këtyre njerëzve ka diçka të cekët.

Nën moton – “Te e keqja është  shpëtimi”, udhëheqësi kryesor i së keqes mblodhi udhëheqësit fiktiv dhe u dha urdhër të aktrojnë shqetësim për viktimat që vet i patën shkaktuar. Kapo i së keqes, para opinionit bëri gomarë nga kryeministri, zavendësi i tij dhe nga ministri i brendshëm. Njësoj siç ua ka bërë këtyre udhëheqësve tanë për vite me radhë. Madje, të njëjtit duhej me admirim, gjeste e fascinim të dëshmojnë lojalitetin absolut ndaj patronit. Këta tanit ate e bënin edhe atëherë kur ai farë kapo shkeli mbi dinjitetin dhe shpirtin e elektoratit të tyre. A thua çfar krijesash duhet të kenë qenë këta qenie, që s’dinë asgjë tjetër pos vjedhjes , mashtrimeve, piramidave dhe varrezave masive?! Tani e konsiderojmë sadist personin që na uron jetë të gjatë!

Kapo i së keqes meriton respekt, pasi ai di çdo gjë. Nga gjeologjia, përmes historisë, gjenetikës e arkitekturës, e gjer te astrologjia. Mjekësi di ministri i tij video-kirurg. Por, bashkarisht dijnë edhe magjinë e zezë që u garanton dëgjueshmëri, pa rezultate, madje duke bërë keq. E dinë edhe gjeodinamikën, pasi tani më na kanë çuar në Afganistan dhe na kanë shndërruar në Taleban. Por, apologjetë plotë. I mjeri Ivanov apelon ndër intelektualë e gazatarë që të përmbahen nga “cinizmi helmues”. Ashtu siç duan shefat e tij. Pra, ai mendon se duhet të heshtet për miliardat e vjedhuara, për kriminalizimin e zgjedhjeve, për mega-reketët, për shkeljen mbi dinjitetin njerëzor, për ate që jemi shndërruar në lider botëror për nga varfëria, për ekzodin masiv, për përmbytjet… Por, atëherë kur të fillojë të funksionojë sistemi, këta qenie të fatkeqësive (maqedonas e shqiptar), do të duhet të përfundojnë shumë keq. Atëherë njerëzit do të kuptojnë se me kata persona ne çdo ditë kemi pas përmbytje.

Për përmbytjet fajtor qenka Zoti! Zoti kishte penguar që ndokush ta lexonte dokumentin për paralajmërim nga përmbytjet, i cili 10 vite kishtë zënë pluhur. Zoti kishte thënë që grupe partiake masovish t’i presin pyjet si faktor tejet me rëndësi për mbrojtje nga përmbytjet. Zoti kishte kërkuar 15 vite të mos pastrohen kanalet e të ndërtohen të reja! Zoti kishte thënë që mbeturinat të hudhen nëpër kanale. Zoti kishte urdhëruar që të ndërtojnë ku të duan! Zoti kishte dashtë që institucionet të mbushen me analfabet! E si mundet, numër i madhë i instucioveve të mos kenë bërë asnjë punë?! Pë çka janë paguar ata analfabetë partiakë – për t’i mbrojtë njerëzit apo për t’i mbytë!? Në vitin 2013 në Rijekë kishtë rënë dy herë e gjysmë më shumë shi se sa 90 litërshi i këtuit dhe asgjë s’kishtë ndodhur. Mu për këte duhet të ketë përgjegjësi edhe penale për udhëheqës të institucioneve përkatëse duke përfshirë dhe ata partiakë. Nga 650 milion euro sa u harxhuan për gjips, vetëm një pjesë e vogël të ishte ndarë për mbrojtje nga përmbytjet, nuk do të kishim as dëme materiale e të mos flasim për jetëra njerëzish. Madje do të kishim sistem ujitjeje dhe disa mini hidrocentale. Por, tani xhelatët pa kurfar turpi u shkojnë viktimave nëpër shtëpi për t’i ngushëlluar. Flasin pa asnjë grimcë gërvishtjeje në ndërgjegjen e vet, se të afërmit e tyre të humbur janë prodhim i drejtëpërdrejtë i (mos)punës së tyre fatale!

Rrugëdalja?

Ndryshimet nuk ndodhin aq lehtë, kur dihet se në kokën e njerëzve janë futur çipe që taa të përkrahin të keqen e ta hudhin të mirën. Ta duan mashtrimin e ta urrejnë të vërtetën. Gurë e dru të hudhin pas të mençurës, kurse budallakitë t’i përqafojnë. Zhan Zhak Ruso ka thënë – “njerëzit e mësuar në robëri nuk mund ta kuptojnë lirinë. Ata janë sikur një shpezë kafezi që mendon se fluturimi është sëmundje”. Akoma ka njerëz që nuk mund ta kuptojnë se mu kjo strukturë ua ka shkatërur jetën, i ka varfërur, ua ka zhduk dinjitetin dhe krenarinë, ua ka dëbuar fëmijtë. Dhe akoma flasin për „të arritura“!!! Sikur në ndërgjegjen e tyre të kishtë pas qoftë vetëm një gram përgjegjësi, ne do të ishim pjesë e UE që në vitin 2010. Tani standardin jetësor do ta kishim mesatar, kurse papunësia do të ishte minimale. Por, atëherë  vjedhja do të dëbohej, e kjo aspak s’do ishte patriotike. Një plak i mençur vendas i imi shpesh e përmend – “këta të malit na i vodhën edhe malet edhe fushat edhe nipat edhe çupat”. Por, askush nuk na ka faj. Shkolla e demokracisë dhe funksionalizmit sistemor kushton shumë shtrenjtë. Gjer atëherë akoma do të ndodhë që shërimin tonë ta lypim nga njerëz të sëmurë.

Ja ku aritëm! Tani këtu njeriu është gjithnjë e më pak njeri. Paritë politike gjithnjë e më pak janë parti, kurse gjithnjë e më shumë organizata mafioze. Liderët partiak e shtetëror gjithnjë e më pak janë lidet, e gjithnjë e më shumë shefa të grupeve kriminale, kurse populli është gjithnjë e më pak popull. Moment i fundit është që këta tjerët që pretendojnë pushtetin të tregojnë se çka ofrojnë, ku dhe si do ta bëjnë. Për ndryshe, zbriti ky që të hypi ai. Gjithë ne duhet të kuptojmë se nuk dilet në dritë me mendje të errësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button