Ekzistojnë dy Shkupa, të solidarizohemi me të vjetrin

Çdo vizitori në Shkup i bie në sy fakti mbi ekzistimin e dy Shkupave. Ai Shkupi kolon i përtejlumit ku shteti investon të gjitha, përfshirë edhe tatimet që i merr nga banorët e këndejlumit, po e lë mbrapa këtë të vjetrin të dallohet si një geto.

A e dini si është Shkupi i vjetër ? Si një orë e ndalur dhe e braktisur !

Mu si ajo ora në stacionin e vjetër të trenit ku akrepat i ndali përgjithmonë tërmeti i vitit 1963. Ky Shkup i vjetër, është ajo bërthamë e qytetit të dikurshëm që ishte kryeqytet i Vilajetit, jo ky i kolonizuari që mahnitë me godinat e tij, parqet, sheshet e reja. Shkupi i vjetër këndej Vardarit mban me krenari multikulturalizmin e vetë, për dallim nga Shkupi kolon e segregativ i përtejlumit ku banorë të përhershëm që nuk i përkasin komunitetit etnik shumicë numërohen me gishta. Por i vjetri mbetet i varfër.

Në Shkupin e vjetër dhe periferitë e varfra që prekën me të, asnjëherë nuk u krijuan kushte as sociale, e as ekonomike e infrastrukturore që banorët të ndjehen të barabartë me Shkupjanët e ri andej. Sa herë natyra është e ashpër, s’do mend të parët goditen të varfrit. Paradoksale, e dhimbshme, tragjike, por ideatorët e krijimit të një historie false që po ngritin dhjetëra fantazma përmendoresh dhe kreacione tjera arkitektonike andej Vardarit, i konsiderojnë ato më me vlerë se vetë krijimin e kushteve elementare për jetë të banorëve të lagjeve të Shkupit të vjetër dhe periferive të varfra në bregun e majtë të Vardarit, kudo në Hasanbeg, Stajkovc, Haraqinë dhe pavarësisht përkatësisë etnike të banorëve atje.

Të lutemi për të gjitha viktimat e vërshimeve në Shkup !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button