Spitali i Tetovës “shërues” i pacientëve apo ”kasaphane” e njerëzve.

Duke aluduar në ngjarjet që vazhdimisht përfliten në shoqëri përveç mediave,jemi dëshmitar se shërbimet administrative janë të rangut të lartë në këtë spital,qoftë kjo për arsye se në shabllone zbrazen xhepat e qytetarëve apo merren rrogat e administratorëve shtetëror .

Po ashtu duhet cekur se pacientët e shtrirë përkohësisht në spital servohen me ushqim,edhe pse ky ushqim mund te jetë më pak kualitativ se ai i të burgosurve . Dhe elementi i tretë pozitiv mund të themi se është praktika që kryhet nga fillestarët qofshin nxënës të mesmes apo student,kontribuon që disa të përgatiten për migrim e të tjerët të mishërohen me realitetin që do ti paraprijnë me anë te mantelo-politizimit.

Koncepti i dytë na bënë të dyshojmë duke u referuar në shumë raste enigme dhe duke u ngushëlluar me shumë ngjarje që tashmë janë në shesh … Dyshimi i pare sinjifikon me krimet që ndodhin në sektorin e Gjinekologjisë nga dy pseudogjinekologët që nënat dhe motrat tona i shohin vetëm si gjah duke i therur si Kurban e duke ua mbytur fëmijët si zogj të vegjël…

Se sa do të argumentohen këto krime,është diskutabile kur dëshmitarët i kanë fobi mediat dhe mediat e kanë lulëzim pushtetin,por frika e grave shtatzëne dita ditës po shtohet për shkak të pasigurisë në sallën e ‘kasaphanës’.

Kurse fatkeqësia tjetër është se në pjesën e spitalit ku kryhen analizat, rendi është më shumë se sa kolonat e auslllanderëve dhe fatkeqësisht shumë nga pleqtë presin në këmbë me orë maratonike,ku mjafton ti shikosh në sy e të shohësh mjerimin e tyre ..

E krejt në fund se sa është ‘kasaphane’ Spitali i Tetovës,rezulton fakti që shumica e pacientëve luten që të mos mjekohen në Tetovë e nëse rastisin që të vijnë në Tetovë përgjërohen që ti dërgojnë në Shkup.

Se këto ‘skandale’ janë të vërteta apo thjesht thashethëna,do të tregoj koha vet,por një gjë është e vërtetë e gjithë popullata e di se ky institucion nuk është aq i pastër sa pretendojnë disa përfitues të këtyre rrethanave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button