Dashuria e pamatë

Gëzuar! Gëzuar! Qelqi i gotave reflektonte dritën e hënës. Ajo dritë e reflektuar preku fytyrat mes shelgjesh, bëri të vezullonin, të praroheshin. Gotë pas gote rrekèllenin në gurmazë… po dehesha…ata ishin dehur. Ashtu! Arriti puna deri te lotët tha me vete ajo. Ai ishte hutuar krejt dhe thoshte me vete:

dashuri është kjo? Apo është urrejtje? Por, me sa duket, kjo nuk është indiferencë. Një arsye mëtepër që të sqarohem e t’i jap fund.”

Ju po më shtini kaq shumë frikën, sa nuk po guxoj as t’ua kthej përgjigjen,- i tha me një pamje më të vërtetë fort të turbulluar. -E çfarë do të mund të më thoshit?-vazhdoi ajo me kryelartësi. -Që më dashuroni, o engjëllushja ime. Thuamani, dhe unë nuk do ta shpërdoroj kurrë këtë fjalë.

Në ngritesha sytë, të gjithë, do të shohin që unë dashuroj. Ah!  Sa e papjekur jam treguar që erdha sonte këtu! Më mbetet vetëm një rrugëdalje: edhe sikur  duhet të vdes në këtë vend, unë do të qëndroj këtu, e palëvizur dhe e heshtur. Ndoshta në këtë mënyrë do të arrij të mos bëj asnjë që të më detyroje të skuqem.Sytë e saj qëndruan me të vërtetë të ngulitur mbi një gravur.

Ajo ka sytë më të bukura, siç e patë edhe vetë, sy që thonë çdo gjë që të duan. Ai me kokën lart, po edhe me hap të sigurt, me fytyrën guximtar, ku lexohej vendosmëria dhe kuraja e vërtetë. Ishte i kënaqur me mënyrën se si e plotësonte detyrën e tij. U ngjit te ajo, ai u përkul nga ajo dhe i tha me seriozitet:

Çfarë sy, zonjë dhe për ju, dhe për mua!

Ajo ia plasi të qeshurit. Sytë ishin ngulitur mbi supet e bukura të saj, të cilat mbuloheshin nga një bluzë shume e bukur vere. Ajo e vështronte në heshtje me shumë vëmendje dhe me një të përveshur të lehtë filozofik dhe magjiplote të buzëve. Në atë çast, ajo mori një pamje paanësie serioze dhe plot shije. Kjo ia vinte akoma më shumë në pah bukurinë e saj.

Ai guxoi t’i hidhte sytë asaj, por ai kishte frikë e dridhej se mos haste sytë e saj,  gjë që do ta shtrëngonte të fliste në çast. Ai pa se ajo po vështronte një pikturë, por me një pamje plot naze. Së shhkretës i shkrepi një herë mendimi që t’ia merrte njëherë dorën që ai po mbështeste mbi tryezë, duke mbajtur tjetrën një gravur, dhe ta çonte te buzët e saj.

Por,pa dashur , ai u prek nga kjo figurë e dhimbjes së skajshme, të luajtur për bukuri!

Ajo që e shtonte në kulm magjepsjen ishin flokët e saj pak të shpupurisur; sapo e kishte flakur kapelën e vet pa kujdes. Kjo është një grua e bukur që të le pa gojë e cila pa dyshim mbështetet mbi efektin e bukurisë së saj. Zemra ime është mbushur plot respekt, madje edhe plot mirënjohje, por halli është se zemra ime nuk ndjen dashuri.

Zonja Mirela e vështroi me ato sy të përskuqur nga lotët; por që kujdesi i jashtëzakonshme e mbante pezull. Por unë tani po vdes nga dashuria. Unë jam një grua e denjë, po e them hapur. Poshtërom, unë meritoj çdo përbuzje. Unë po vdes nga dashuria dhe nga turpi. Mirela i ngjante një portreti të Veronezit me ato flokë të zezë e të ndritshme. Shpesh me një gjest të zakonshme, vinte të dy duart në tëmthat si të lëmonte flokët. Dinte vetëm se ajo do ta adhuronte me gjithë shpirt dhe se ai do ta donte me tërë fuqin e tij. Do të shëtitnin mbrëmjeve si kjo e sotmja nën hirin llamburitës që binte nga yjet. Do të shkonin dorë për dore të shtrënguar me njëri-tjetrin aq sa të dëgjonin edhe të rahurat e zemrave të tyre, të ndjenin afshin e supeve, të përzjerin dashurinë e tyre me kthjelltësinë e ëmbël të netëve të verës, aq të bashkuar saqë, vetëm me anën e pushtetit të dashurisë, do të depërtonin lehtë deri në mendimet e tyre më sekrete.

Dhe kjo do të vazhdonte deri në amshim, me një dashuri të çiltër e të pamatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button