Kurti: Me marrëveshjen e Demarkacionit, Kosova s’ka kufinjë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi shpallet që Kosova s’ka kufinjë

“Ne po vulosemi si vend pa kufinjë me këtë marrëveshje, kjo marrëveshje e Thacit e Hysenit është kapitullim. Ndodhi luftë ne bjeshkët e Rugovës, në këto vitet e fundit, nuk mund të thuhet ndryshe veç se është marrëveshje e kapitullimit dhe paska ndodhë luftë në pjesën e Rugovës”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është krim dhe tradhëti.

“Kuvendi së shpejti do ta bëjë ratifikimin e këtij krimi dhe tradhtie. Opozita dhe ekspertët që e kundështuan dje në debat patën të drejtë, kundërshtoj ashpër keqpërdorimin e SHBA-së”, u shpreh deputeti Albin Kurti.

Ai tha se me Pronto 2 e dojnë Amerikën e Alkaponen./21Media

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button