Takim i KS të KB-së për shkak të Koresë së Veriut me kërkesë të Japonisë dhe SHBA-së

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot takim kushtuar Koresë së Veriut, e cila gjuajti raketë balistike në Detin japonez, duke shkaktuar reagim të ashpër të Tokios.

Takimi do të mbahet me kërkesën e SHBA-së dhe Japonisë, deklaruan diplomatët.

Lansimi më i ri i raketës pasoi pasi Pheniani u kanos me “aksion fizik” si përgjigje e sistemimit të planifikuar të sistemit të sofistifikuar amerikan kundër raketave në Korenë e Jugut, ndërsa vetëm disa javë para fillimit të stërvitjeve ushtarake të përbashkëta amerikano-jugokoreane.

Ushtria amerikane pohon se Pheniani njëherësh ka lansuar dy raketa me rreze të mesme veprimi të tipit Rodong, por se njëra ka shpërthyer gjatë lansimit.

Japonia kumtoi se raketa ka përfunduar 250 kilometra prej bregut verior të vendit, ndërsa në kuadër të Zonës ekonomike ekskluzive japoneze, që është për herë të parë nga viti 1998.

“Kjo është kanosje serioze për sigurinë e vendit tonë”, tha kryeministri japonez, Shinzo Abe dhe shtoi se ky “akt i paparë nuk mund të tolerohet”.

SHBA-ja e dënoi lansimin e raketës, duke vlerësuar se kjo është “shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së, të cilat në mënyrë eksplicite dhe i ndalojnë Koresë së Veriut ta shfrytëzojë teknologjinë e raketave balistike”.

“Ky provokim vetëm se do ta përforcojë vendosmërinë e bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër aktiviteteve të ndaluara të Koresë së Veriut”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Geri Ros.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjithashtu ashpër e kritikoi Korenë e Veriut për shkak të testimit të sotëm të raketës balistike dhe theksoi se sjellja provokative e vendit e minon sigurinë ndërkombëtare.

“Ky është edhe një testim nga seria e testimeve të raketave dhe është e qartë se është shkelje e drejtpërdrejtë e disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së”, deklaroi Stoltenberg.

Ai bëri thirrje Phenianit gjithashtu t’i ndërpresë të gjitha veprimtaritë lidhur me raketat balistike dhe armët bërthamore dhe kthehet në tryezën e negociatave.

Ministria jugokoreane e Mbrojtjes paraprakisht sot kumtoi se Koreja e Veriut ka gjuajtur sot raketë balistike nga provinca Hvangha jugore drejt Detit japonez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button