OEMVP alarmon nëse ska stabilitet politik do thellohet kriza Ekonomike

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore nga viti i kaluar ka tërhequr vërejtjen se do të ketë pasoja në planin ekonomik në rast se nuk ka zgjidhje të shpejt të krizës politike. Këtë e theksoi Milaim Ameti nga OEMVP. Sipas tij, në rast se nuk ka përmirësim të gjendjes, rritja e planifikuar ekonomike mund të përfundojë në zero.

“Problemet në krizën ekonomike do të jenë më se evidente. Ne që nga fundi i Dhjetorit të vitit të kaluar thamë se rritja e GDP-së nuk do të jetë më e lartë se 2%, dhe e njëjta po ndodh. Kemi projeksione që thonë se do të jetë nën 2% dhe besoj që edhe nëse kriza nuk zgjidhet deri në fund të vitit mendojmë se do të përfundojmë me një rritje zero pozitive ose afër zeros”, u shpreh Milaim Ameti, nga OEMVP, transmeton TV 21.

OJQ-të gjithashtu theksojnë se kriza ekonomike është evidente. Përfaqësuesit e tyre janë të pakënaqur edhe për mungesë të përkrahjes së tyre nga ana e sektorit të biznesit. Irena Janevska nga OJQ “ARNO” thotë se një projekt i tyre me karakter social nuk ka gjetur përkrahje.

“Këtë vit jemi drejtuar te marketet e mëdha, kemi kërkuar të financojnë një projekt tonin, mirëpo hasëm në vesh të shurdhër. Sektori i biznesit duhet të kuptojë se marketingu modern, respektivisht promovimi i vetes si kompani e përgjegjshme shoqërore është ajo që do iu sjell më shumë blerës dhe do të përmirësoj imazhin e tyre”, tha Irena Janevska, nga OJQ “ARNO”.

Ilir Idrizi nga fondacioni “Albiz” thotë se mungon bashkëpunimi dhe realizimi i projekteve të përbashkëta për nxitje ekonomike dhe sociale mes sektorit të biznesit dhe OJQ-ve.

“Sektori i biznesit shumë pak është i informuar me punën që bëjnë OJQ-të dhe kauzën që ato e zhvillojnë. Kemi has në një pengesë komunikimi në mes këtyre dy sektorëve, gjë të cilën ne e kemi si synim që ta ndryshojmë me rrjedhën e këtij projekti”, tha Ilir Idrizi, nga Fondacioni “ALBIZ”.

Projekti “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit ” do të zgjas 18 muaj përmes një fushate sensibilizimi në pjesën veriperëndimore të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button