Irak, në sulmet e koalicionit ndërkombëtar vriten 27 civilë

Të paktën 27 civilë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në sulmet e avionëve luftarakë të forcave të koalicionit ndërkombëtar në qarkun Kaim të qytetit irakian Enbar, raporton Anadolu Agency (AA).

Një nga personalitetet e njohura në Kaim, Shejh Velid el Kerbuli në deklaratën për gazetarin e AA-së lidhur sulmin, tha se avionët luftarakë të forcave të koalicionit ndërkombëtar në sulmin e tretë ajror në vend që të godasin objektivat e organizatës terroriste DAESH i goditën shtëpitë e civilëve.

Sipas tij, në sulm 27 persona u vranë dhe 15 u plagosën.

– Bombardimi i objektivave të DAESH-it

Kerbuli tha se në sulmin e parë ajror të avionëve luftarakë në afërsi të qendrës së qarkut si pasojë e bombardimit të pozicioneve të DAESH-it janë vrarë 10 militantë.

Ndërsa në sulmin e dytë të forcave të koalicionit ndërkombëtar, Kerbuli potencoi se është goditur shtëpia ku gjendeshin lëndët shpërthyese dhe bombat e organizatës terroriste.

Qarku Kaim në Irak që nga viti 2014 gjendet nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button