Rrëfimi – Pjesa e parë

Pak para se të niste sundimi viktorian, ishte e lejuar pakës një shfrenim i pahijeshisë, tolerances, lakuriqësisë të shfrenuar. Mbulesa absurde dhe hipokrite kishte pllakosur gjërë e gjatë një memeceri në fushën e seksualitetit. Gjuha e mbytur nga borgjezia viktoriane bën që domenin e vet jo vetëm ta sundojë por edhe t’a ndëshkojë. “Rreth seksit s’ka më fjalë, gjuha hesht. Çifti dhe pjelloria zyrtare bëjnë ligjin. Çifti tashmë përbën një model, cakton normën, mishëron të vërtetën, ruan të drejtën e fjalës gjithë duke vendosur parimet e sekretit.“. Namuzi viktorian e përndjek, shtypë dhe kërkon ta zhdukë atë. Duke urdhëruar heshtjen, pohon mosekzistencen dhe deklaron se nuk ka asgjë për tu përceptuar në këtë fushë. Rrethngushtimi e anomalive të seksit sipas këtij namuzi të errët, bënte që shtepitë e qejfit dhe shtepitë e mjekimit fshehurazi të kishin hapësiren e tyre për të folur dhe praktikuar, kudo tjetër ishte në fuqi dekreti për ndalim heshtje dhe mosekzistence. Linguistika seksuale del në pah me anë të Freud-it, përderisa ishte e ndaluar të flisnim për seksin vallë nuk duhet ta zbatojmë (Bëjmë) atë.

Freud-it, i cili bëri një bujë të madhe me mveshjen e seksualitetit tek fëmijeve, duke i’u atribuar atyre një seksualitet të paster naiv, kjo që e bëri atë një psikoanalist vjenez me emër përveç psikoanalizës, gjë që në atë kohë fëmija konsiderohej një krijesë e pastër pa mëkate ishte me të vërtetë nje krijese seksuale e pastër naïve dhe e çilter. Foucault referon se qysh nga epoka klasike shtypja ka qënë forma më themelore e lidhjes mes pushtetit, dijes dhe seksualitetit. Normat shtypëse borgjeze bëjnë që kronika e seksualitetit të bëhet pjesë e ceremonisë të prodhimit, por nëse seksi ka qënë aq i shtypur me një vullnet aq të madh është si pasojë e mospërputhjes së tij me proçesin e vënies të përgjithshme të shoqërisë në punë, ku nga fuqia punëtore kërkohej shfrytëzimi i saj duke mos i lënë të zhgërdhehen në llumin e kënaqësive, por këtë ta shikojnë vetëm me syrin e riprodhimit. Legjitimimi i plotë i kësaj kauze në aspektin e ligjërimit kërkon një kthim mbrapa në gjurmët e turpeve arkaike, përderisa as nuk shprehet dhe si pasojë kur nuk shprehet as nuk dëgjohet. Shtypja gjuhësore seksuale – referon Foucault – ndalimi, heshtja, mosekzistenca merr pamjen e një shkelje të vetëdijshme, ligjërimi mbi seksin mohohet totalisht censura e fjalës e vendosur nga pushteti, që në ditët e sotme duket shumë paradoksale, ku ligjërimi mbi seksin të mohohet plotësisht. Ardhmëria e saj duket më prominente për faktin se kronologjia subjektive tregon se çdo gjë e ka momentin e vet për tu shfaqur. Polidyzimi i zjarrmisë së dijes, shpresës për vendin e kënaqësive dhe vullnetit për të ndryshuar ligjet ushqen në një orgji linguistike e të të folurit për seksin duke menduar për idenë e shtypjes “Sipas ketyre interpretimeve, ‘qe nga koha klasike, menyra themelore e lidhjes midis pushtetit, dijes dhe seksualitetit’ ishte shtypja”. (Kullashi Muhamedin “Pushteti dhe Dija te Michel Foucault”) Çështja më thelbësore është se në kohët e sotme është ekzistenca e ligjërimit ku janë të thurura seksi, hulumtimi dhe shpalosja e së vërtetës, fjala kundër pushteteve, liria e fjalës, ku shërben si një nga format e shprehjes (seksi), sa të rëndësishme aq edhe familiare. K

u shoqëritë tona industriale këtë e përdorin si një mjet për fitime të medha ekonomike, duke investuar mbi seksin, ku përmes saj nxjerrin në pah ligjërimin dhe fitimin multimoral duke e bërë atë të racionalizuar, përmes kornizave lehtësisht të gatshme ku një puhize mund ta rrëzojë dhe të sjellë pasoja drastike “ Kumti i shtypjes dhe forma e predikimit përkojnë me njëri-tjetrin, ushqehen në mënyrë të ndërsjelltë. Të thuash seksi nuk është i shtypur ose më saktë të thuash se marrëdhenia e seksit me pushtetin nuk është marrëdhënie shtypëse, sot duket një paradoks shterpë “ (Foucault, Michel “ Historia e seksualitetit / Michel Foucault) Paradoksale është fakti se në shoqëritë e sotme, ajo përdoret si instrument i pushtetit për të fituar apo për të humbur, përmes skandaleve seksuale, favoreve seksuale apo si mjet për të arritur qëllimin parësor PUSHTETIN. Ideja e kësaj nuk është vetëm teorike, ku kjo do të thotë te biesh në ndesh me interesat konfliktuale e cila është kjo tezë. Tipari i pushtetit është pikërisht shtypja ajo shtypje mohuese, gërryese dhe fajtore, ku pritet fjala ligjërimi i seksualitetit për çlirimin e hapur të simulimeve të ndryshme duke përdorur këtë tezë. Gjatë shekujve të tërë seksualiteti është konsideruar si një mëkat i mishit, të folurit, me shmangjen e saj të rrëfyerit ku gjatë rrugës së saj jemi të zënë me faj kundrejt seksit. Pse të jetë një natyrë fajtore përballë seksit ? Si pikëtakimi i dy politikave: anatomiko-politike dhe bio-politike, ku e para si një formë e pushtetit që si qëllim ka disiplinimin e trupave dhe ushtrohet të individi përmes teknikave të kontrollit të seksualitetit dhe e dyta që si qëllim ka rregullimin e popullatave dhe të ushtrohet në masa dhe grupacionet njerëzore dhe medikalizimin të higjenës seksuale shoqerore. Çlirimi i kësaj natyre fajtore është me sipërmarrjen për ti dhënë seksit lirinë e të shprehurit, lirinë e të folurit por pasojat janë më të ngadalta sepse janë në kundërshtim me mekanizmat e pushtetit, si çështje historiko-teorike Foucault jep dyshime se pse ai do të quante ‘hipotezë shtypëse‘ ligjërimin, lirinë e çlirimit të impulsit mimetik të seksualitetit. Në këto dyshime ai jep domosdoshmërinë e një lindje të sundimit të regjimit për shtypjen në lidhje me seksin, si çështje historike-teorike ku mekanizmat e pushtetit ushtrohen në esencen e saj si forma të shtypjes dhe si çështje historiko-politike ku ligjërimi kritik që e kundërshton shtypjen në të vërtetë është kundërshtar i kësaj shtypje apo vetëm është pjesë e këtij kundërshtimi ku thjeshtë luan rol të maskuar me premisat e kundërshtimit. Pushtet – dije – kenaqësi, përcaktimi, regjimi i kësaj triade një ndërthurje e pashkëputshme mes ketyre në mes veti, marrëdhënia se cila e prodhon tjetrën ku funksionimi është ligjërimi mbi seksualitetin e njeriut.

Fakti ligjërimor legjitimimi i seksit janë format përmes të cilave pushteti arrin deri në sjelljet më të thjeshta, më intime, individuale të deshirës të përdorimit të mishit, të rrëfimit të akteve dhe përdorimit të tyre në sajë të interesave personale. (Vazhdon …)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button