SHBA, terapisti plagoset në këmbë edhe pse me duart lart

Është incidenti më i fundit që tregon sesa lehtë e tërheqin këmbëzën policët amerikane. Një video qarkullon në internet prej orësh, ku shihet një person me duart e ngritura lart, duke i lutur efektivët e Policisë së Miamit të mos qëllojnë.

Burri me ngjyrë, i identifikuar si Charles Kinsey, është terapist dhe ishte thirrur me urgjencë për shkak se një pacient i tij ishte zhdukur nga qendra mjekësore. Pas disa orësh kërkimi, Kinsey më në fund e kishte gjetur të riun të ulur në mes të rrugës, me një kamion lodër në dorë, por policët kanë menduar se ajo ishte armë.

“Bërtita me të madhe e u thashë se nuk ka pistoletë, por thjesht një lodër. U shtriva në tokë me duart e ngritura lart, që t’i shihnin, e ata sërish më qëlluan”, tha terapisti i goditur me plumb në këmbë.

Pacienti i tij 23-vjeçar vuante nga autizmi. Autoritetet vendore kanë nisur një hetim mbi ngjarjen, që vjen në vazhdën e vrasjes së disa afro-amerikanëve nga policia, episode këto që kanë ngjallur indinjatë në mbarë vendin. /TCH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button