Tanzani, përplasje mes dy autobusëve, 30 të vdekur dhe 50 të plagosur

Tridhjetë persona humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën në përplasjen mes dy autobusëve në rajonin Singida të Tanzanisë.

Komandanti rajonal i policisë Tobias Sedoyeka për AA tha se njëri autobus lëvizte në drejtim të kryeqytetit Dar es Salaam nga qarku Kahama ndërsa tjetri lëvizte në drejtim të Shinyangit nga Dar es Salaam.

Bëhet fjalë për dy autobusë që i përkisin të njëjtës kompani të transportit.

“Para se të ndodhte përplasja, shoferët janë përpjekur që të përshëndeten, por humbën kontrollin ndaj autobusëve pas së cilës ndodhi edhe aksidenti”, tha Sedoyeka.

Sipas tij, njëri nga shoferët 45 minuta para aksidentit, u paralajmërua nga njësiti i policisë së trafikut për tejkalim të shpejtësisë.

Ky është aksident tragjik i radhës, ku një ditë më parë 12 persona humbën jetën në një aksident me makinë në rajonin Morogoro të Tanzanisë juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button