Sot për herë të parë u fal namazi i Fitër Bajramit në veri (FOTO)

Për herë të parë, 17 vjet pas luftës, banorët shqiptarë të veriut kanë falur sot namazin e Fitër Bajramit në sheshin ‘Adem Jashari’, në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës.

Më shumë se 200 qytetarë të cilët falën namazin në ambient të hapur, u shprehën  tejet të lumtur që pas 17 vitesh sërish po dëgjohet ezani në këtë pjesë të Mitrovicës.

Imami Cena Bala, ka uruar që shqiptarët e veriut në të ardhmen të falen në vendin ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri, dhe jo nëpër xhamitë e ndryshme në jug të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button