Qeveritë që i reklamohen qytetarit me parat e tij, duhet të shkojnë në falimentim politik!

Miq të dashur,

Si duket pushteti përgatitë ligj për reklama qeveritare nëpër media. Nuk e di saktë, por a thua vallë ka qeveri dhe parlament në vendet demokratike që kanë përgatitur dhe miratuar një ligj për reklama qeveritare nëpë media. Kjo javën që vjenë mundë të jetë absurdi i rradhës i kësaj qeverie kriminale. Ky shtet ka nevojë për ligj i cili DO TA NDALONTE QEVERINË për të bërë reklama nëpër media, e jo ligj për ti bërë ato dhe si ti bëjë ato.

Madje përveç ndalesës duhet të investigojnë organet kompetente se si qeveria një dekadë korruptoi mediat proqeveritare me parat publike për të mashtruar dhe shpërlarë trurin e qytetarëve. Mjetet e abuzuara duhet ti kthehen buxhetit të shtetit ndërsa protagonistët e realizimit të skemës së shpërlarjes dhe mashtrimit të dalin para drejtësisë.

Nëse sillet një ligj i tillë, atëherë kjo bandë politike do të bëjë edhe ligjësimin e keqpërdorimeve në të kaluarën dhe do të konstruojë me ligj mënyrën se si medijat përsëri ti mban të korruptuara dhe të frymojnë në mbështetjen e pushtetit të kriminalizuar. Akoma nuk e kanë publikuar propozim tekstin e ligjit për të parë se çka parasheh kjo bandë politike në këtë sferë. Sot bota e internetit të bënë të keshë njohuritë në pëllëmbë të duarëve;- çju duhet qytetarëve qeveria të finansojë projekte reklamuese se ka sa fëmijë të lindin, si duhet të rinjtë ti respektojnë pleqët, si duhet ushqyer lopët si duhet mjelur ato, si duhet të blejnë banesë me kredi,pse duhet të reklamojë qeveria p.sh.se arsimi qenka fuqi , kurë kjo është e ditur nga njerëzimi para mijëra vitesh, dhe shum e shum reklama hipnotizuese sa apsurde aq edhe qesharake. Por qëllimi u dekonspirua, reklamat skan patur të bëjnë asgjë me informimin as me edukimin e qytetarëve por thjeshtë një skemë për larje të parave dhe reklamimin e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit.

Mediat janë hallka shumë e rëndësishme për një shoqëri, qeveria mund ti subvencionojë ato duke miratuar një ligj, por jo ligj për reklama. Ndërsa sa për informim të qytetarëve për çështjet me interes publik është servisi publik i cili finansohet nga qytetarët me inkasimin e taksës radio difuzive. Qeveritë që i reklamohen qytetarit me parat e tij, duhet të shkojnë në falimentim politik !

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button