Keni dëshirë të dukeni bukur dhe të ri? Rrudhat nuk kanë pse ta tregojnë moshën tuaj

Keni dëshirë të dukeni bukur dhe gjithmonë të ri? Rrudhat nuk kanë pse ta tregojnë moshën tuaj.

Doni ti thoni lamtumirë rrudhave?! Ja zgjidhja ideale që mund ta përgatisni në kushtet e shtëpisë, transmeton 21 Media.

Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj ulliri, të kuqtë e një veze, 1 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë gjelle vazelinë.

Përgatitja: Zbuteni vazelinën për disa minuta me ndihmën e avullit të ujit (vendoseni në banjomari). Ky proces do të zgjasë disa minuta. Më pas shtoni në vazelinë përbërësit e tjerë.

Përzieni mirë të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene dhe kremi juaj është gati!

Është mirë që kremin ta ruani në frigorifer. Lyeni me të lëkurën duke i bërë masazh dhe pas 30 minutave mund ta hiqni kremin me letër të lagur. Nevojitet më shumë se një orë që kremi të përthithet në lëkurë, ndaj kini parasysh që ta lyeni fytyrën të paktën dy orë para se të shkoni për të fjetur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button